Zemra ime është me ty – kujdesu për të

Kur isha shtatzënë me ty dhe ti u rrite brenda meje… Zemra jote ishte në mua. Zemra ime ishte kolona zanore e jetës tënde në zhvillim. Por kur erdhe në këtë botë, më duket sikur zemra ime doli me ty.

Kur shikoja në sytë e tu pashë veten time pashë dashurinë më të madhe të papërjetuar më parë.

Nuk ishte vetëm dita kur linde që vura re atë ndjenjën e dashurisë ekstreme.

E shoh dhe e ndjej çdo ditë. E shoh kur më shikon me sy kërkues, duke e ditur se i vetmi vend ku dëshiron të pushosh janë duart e nënës tënde.

E ndjej kur ecim së bashku dhe dora jote arrin tek e imja – Gishtat e tu të vockël e të trashë të ndërthurur me të mitë.

E shoh kur po bën diçka që më bën krenar kur thua: “Mami, shikoje këtë! Më shiko, mami! “Mami, a nuk është mirë?” E ndjej kur më thua se më do më shumë se yjet dhe planetët e kombinuar. E shoh dhe e ndjej gjatë gjithë kohës, në shumë mënyra… Sepse ti e ke gjithë zemrën time.

Ti e ke zemrën time kur shkoj në punë dhe jemi të ndarë për një pjesë të ditës. Ato momentet larg teje janë aq të gjata, je në mendjen time duke e pyetur veten nëse je i lumtur tani, nëse je duke ngrënë mjaftueshëm, nëse je i mërzitur nga mungesa e pranis time.

Ti e ke zemrën time kur eci drejt makinës pasi të të lë në shkollë. Kur punon për t’u bërë i pavarur nga unë, ndërsa unë punoj për t’u ndjerë ti rehat.

Ti e ke zemrën time, në udhëtimin tënd duke u përpjekur për tu rritur, dhe unë jam duke u përpjekur për të të krijuar mundësit për tu bërë një njeri i mirë.

Ti do ta kesh zemrën time përgjithmonë, nuk ka të bëjë vetëm me huamarrjen për këto vite kur ke kaq shumë nevojë për mua.

Do të jetë e jotja për gjithë jetën tonë. Edhe kur të rritesh dhe krijon familjen tëndë, zemrat tona do të jenë të lidhura.
Do ta ndjesh zemrën time edhe nëse je me kilometra larg. Shpresoj se kjo është ajo që ndjen më shumë kur të mungon shtëpia ose kur ke nevojë për guximin për të bërë gjënë e duhur.
Do ta marrësh zemrën time në aventura e tua. Kur je duke kërkuar përgjigje dhe rrugdalje nga vështërësit – do ta kesh zemrën time.

Zemra ime do te jet bashkëudhetari yt, kur të jesh i humbur ose vetëm ose ke nevojë për praninë time edhe nëse nuk jemi fizikisht së bashku – do ta kesh zemrën time.

Do ta marrësh zemrën time me vete kur të transferohesh në një qytet të madh apo në një shtet tjetër ose ndoshta vetëm në një rrugë larg meje. Kur je duke ndërtuar një shtëpi dhe duke krijuar familjen tënde. Shpresoj ta ndjesh zemrën time brenda atyre mureve dhe në jetën e njerëzve me të cilët ke zgjedhur të jetosh.

Ta dhurova zemrën time sepse është një nga detyrat e një nënë.

Mund të më premtosh diçka, zemër?

Ti ke zemrën time. Kështu që po të kërkoj të jesh i butë me të dhe të kujdesesh për të. E mbaj zemrën tënde me vete, nuk jam kurrë pa të. Dua të dish, kur me ty mora epitetin NËNË, kjo marrëdhënie na ka lidhur zemrat përgjithmonë. Unë do të jem gjithmonë me ty, dhe ti do të jesh gjithmonë me mua – pavarësisht se sa vjeç jemi apo sa larg jemi. Pavarësisht se sa e vështirë mund të jetë jeta, të dy mund të gjejmë ngushëllim duke e ditur se zemrat tona do të jenë gjithmonë një. Ti je i vetmi që e di se si tingëllon zemra ime dhe unë e di si tingëllon zemra jote.

Me shumë dashuri – Nëna jote!/natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts