10 parimet e prindërimit të ndërgjegjshëm

Mos kini frikë se do ta llastoni fëmijën tuaj me përkëdhelje, por jepini hapësirë për të shprehur trishtim dhe zemërim

 

  • Prindërit e ndërgjegjshëm plotësojnë nevojën e fëmijës së tyre për kontakt fizik (mbajtjen, përkëdheljen, përqafimet, puthjet etj.). Ata nuk kanë frikë se do ta “llastojnë” fëmijën në këtë mënyrë.
  • Prindërit e ndërgjegjshëm pranojnë gamën e madhe të mocioneve dhe krijojnë hapsirë për shprehjen e të gjitha emocioneve të fëmijës së tyre. Ata janë të vetëdijshëm se nuk mund të parandalojnë çdo trishtim, zemërim apo zhgënjim dhe nuk përpiqen ta ndalojnë fëmijën e tyre të çlirojë ndjenjat e dhimbshme duke qarë ose shpërthimet e zemërimit.
  • Prindërit e ndërgjegjshëm i sigurojnë fëmijës ambijentë të përshtatshëm për moshën e tij dhe i besojnë atij se do të mësojë me ritmin e vet dhe sipas mënyrës së tij. Ata nuk përpiqen ta nxitojnë fëmijën të hyjë sa më shpejt në fazën tjetër të zhvillimit.
  • Prindërit e ndërgjegjshëm i inkurajojnë fëmijët e tyre të mësojnë aftësi të reja, por ata nuk e gjykojnë performancën e dobët të fëmijës.
  • Prindërit e ndërgjegjshëm marrin kohë çdo ditë për t’ia kushtuar plotësisht vëmendjen fëmijës së tyre. Gjatë kësaj kohe të veçantë, cilësore, ata vëzhgojnë, dëgjojnë, reagojnë dhe bashkohen me fëmijën në lojë por ata nuk e drejtojnë aktivitetin e fëmijës.
  • Prindërit e ndërgjegjshëm e mbrojnë fëmijën e tyre nga rreziku, por ata nuk përpiqen të parandalojnë të gjitha gabimet, problemet dhe konfliktet mes fëmijëve.
  • Prindërit e ndërgjegjshëm i inkurajojnë fëmijët t’i zgjidhë vetë problemet dhe ta ndihmojnë vetëm kur është e nevojshme. Ata nuk i zgjidhin problemet e fëmijës së tyre.
  • Prindërit e ndërgjegjshëm vendosin kufij të arsyeshëm, e orientojnë me butësi fëmijën drejt sjelljes së pranueshme dhe marrin parasysh nevojat e të gjithëve të përfshirë kur zgjidhin konfliktet. Ata nuk përpiqen t’i kontrollojnë fëmijët me ryshfete, shpërblime, kërcënime ose ndëshkime.
  • Prindërit e ndërgjegjshëm kujdesen për veten dhe janë të ndershëm kur bëhet fjalë për nevojat dhe ndjenjat e tyre. Ata nuk sakrifikojnë veten deri në atë masë sa të bëhen të palumtur, sepse kjo ndikon edhe te fëmijët.
  • Prindërit e ndërgjegjshëm përpiqen të jenë të vetëdijshëm për mënyrat se si dhimbja e tyre e fëmijërisë ndikon në aftësinë e tyre për të qenë prindër të mirë dhe bëjnë një përpjekje të vetëdijshme për të shmangur kalimin e plagëve të tyre tek fëmijët e tyre./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts