10 Shkaqet e mungesës së magnezit – Si trajtohet mungesa e magnezit?

Konsuimi i tepërt i kafeinës dhe sheqerit ndikojnë në mungesën e magnezit në trup. Mungesa e magnezit në organizëm mund të ndodhë për shumë arsye, dhe këto janë vetëm disa prej tyre:

Jeni të varur nga sheqeri

Merrni kalcium përmes suplementeve ushqimore

Konsumoni pije të gazuara

Konsumoni shumë ushqime të rafinuara dhe produkte të qumështit

Ju keni diabet të tipit 2

Mungesa e perimeve jeshile në dijetën tuaj.

 

Çfarë ndikon në mungesën e magnezit?

Kalcifikimi i enëve të gjakut – megjithëse kjo sigurisht nuk është një nga simptomat e para të mungesës së magnezit në trup, është një nga më të rrezikshmet.

Kalcifikimi është procesi i depozitimit të kalciumit në enët e gjakut, i cili e bën më të ngurtë murin e enës së gjakut dhe zvogëlon elasticitetin e saj dhe kjo mund të çojë në probleme koronare si sulmi në zemër, si dhe sëmundjet e ndryshme të zemrës. Sipas studimit të Shëndetit në Framingham, u zbulua se konsumimi i sasive të mjaftueshme të magnezit lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës.

Ngërçe muskulore – ka dëshmi se çekuilibri i kalciumit, magnezit dhe kaliumit luan një rol të rëndësishëm në ngërçet e muskujve. Secili prej këtyre elektroliteve ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në gjak dhe muskuj dhe për shkak të mungesës së njërit prej tyre mund të shfaqen ngërçe.

Ankthi dhe depresioni – studime të shumta kanë treguar se mungesa e magnezit mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin mendor. Magnezi ndikon në rregullimin e aktivitetit të trurit dhe mungesa e tij shpesh mund të shkaktojë depression dhe ankth.

Presioni i lartë i gjakut – ky është një nga faktet më të vërtetuara, përkatësisht një studim i kryer në Harvard prej 70,000 personash tregoi se njerëzit që marrin mjaftueshëm magnez nuk vuajnë nga presioni i lartë i gjakut. Një studim i kryer në Universitetin e Minesotës tregoi se gratë me konsum të mjaftueshëm të magnezit kanë një rrezik 70 për qind më të ulët të hipertensionit.

Gjendja hormonale – ngërçet e muskujve gjatë ciklit menstrual mund të lidhen edhe me nivelet e magnezit. Rekomandohet që gratë me PMS të rënda dhe ngërçe të marrin magnez para ciklit menstrual.

Shtatzënia – magnezi përdoret gjithashtu shpesh për të ndihmuar me hipertensionin dhe spazmat e muskujve që lidhen me shtatzëninë, zvogëlon rrezikun e lindjes së parakohshme dhe lehtëson dhimbjet e kokës.

Problemet me gjumin – Magnezi ndihmon në relaksimin e trupit dhe mendjes, gjë që kontribuon për një gjumë më të qetë.

Mungesa e energjisë – pa magnez, një person nuk ka forcë të mjaftueshme në nivelin qelizor, kjo manifestohet si lodhje, mungesë energjie dhe probleme të tjera.

Forca dhe shëndeti i kockave – kalciumi konsiderohet minerali më thelbësor për shëndetin e kockave, por magnezi është treguar po aq i rëndësishëm. Në rastin e mungesës së magnezit, kockat vuajnë në disa mënyra. Për shembull, magnezi është i nevojshëm në mënyrë që vitamina D të mund të thithë kalciumin, kështu që është shumë e rëndësishme të merret magnezi kur përdoret vitamina D. Përveç kësaj, parandalon kalcifikimin e kyçeve.

Hulumtimet e fundit kanë treguar se, nëse bëhet fjalë për një nivel të ulët të magnezit, është mirë që të kompensohet nëpërmjet suplementeve ose duke përdorur magnez në formën e një spërkatësi që aplikohet në lëkurë.

Tretësira e magnezit mund të spërkatet në lëkurë dhe trupi mund ta përthithë atë më shpejt sepse hyn drejtpërdrejt në qarkullimin e gjakut dhe indet, pa hyrë në veshka, siç është rasti me konsumimin oral të magnezit.

Avantazhi është se trupi merr aq magnez sa i nevojitet, dhe pjesa tjetër nuk përthithet. Suplementet e magnezit duhet të merren me kujdes dhe vetëm pasi të jeni të informuar mirë, sepse dozat tepër të larta mund të shkaktojnë efekte anësore si: diarre, lodhje, dobësi muskulore, ulje të rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut, humbje të reflekseve.

Rreth 200 mg magnez dhe 600 mg kalcium në ditë do t’i mbajnë kockat të shëndetshme dhe do të zvogëlojnë humbjen e forcës. Njerëzit marrin mjaftueshëm magnez përmes një diete të duhur dhe gjendet në peshk, perime me gjethe jeshile, arra, qumësht, drithëra, çokollatë të zezë, avokado, banane dhe fara.

Nevoja për magnez rritet tek personat e stresuar, nervozë dhe të prirur ndaj depresionit, që kanë probleme me spazma muskulore, urth dhe tretje të ngadaltë, si dhe te atletët./natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts