- Gështenja janë burim i energjisë
Njëqind gramë gështenja të pjekura kanë rreth 245 kalori, prandaj frutat quhen ushqime me vlerë të lartë energjie. Është interesante se vlera kalorsiake dyfishohet nga trajtimi i nxehtësisë dhe sasia e proteinave dhe karbohidrateve në fruta rritet.
2. Gështenjat përmbajnë gluten
Më shumë se dyzet për qind e gështenjave janë amidon, prandaj ato janëtë përshtatshme për përgatitjen e pureve, supave dhe pjatave të tjera të ëmbla dhe të shijshme. Duke pasur parasysh se përmban gluten, këshillohet për njerëzit që vuajnë nga sëmundja celiake të shmangin konsumimin e tyre .
3.Gështenjat stimulojnë funksionin e zorrëve
Gështenjat janë burime të shkëlqyera të fibrave që reduktojnë nivelet e kolesterolit të keq në gjak, por edhe stimulojnë funksionin e zorrëve.
4. Ushqimi që mbron veshkat dhe zemrën
Gështenja është e pasur me kalium dhe fosfor, si dhe yndyrna të pangopura, kështu që rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, si dhe pacientët me problem të veshkave. Përveç kësaj, janë të pasura me vitamina A, B dhe C, si dhe mangan, kalcium, hekur dhe magnez.
5. Forcojnë imunitetin dhe kockat
Bakri është një mineral që rrit forcën e kockave, ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, përmirëson funksionin nervor dhe forcon imunitetin e trupit. Tetëdhjetë gramë gështenja në ditë plotësojnë një të pestën e nevojave për këtë mineral. /natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”