5 Problemet e zakonshme shëndetësore gjatë shtatzënisë që duhet të keni kujdes

Mundimet e mëngjesit

Një nga shenjat e para të shtatzënisë tek grate janë mundimet e mëngjesit, sikurse janë të vjellat dhe marramendja, më shpesh ndodh në tremujorin e parë të shtatzënisë. Rekomandohet të pushoni mjaftueshëm dhe të konsumoni vakte të pakta dhe të shpeshta. Megjithatë, rreth 2% e grave përjetojnë një formë të rëndë të mundimeve, e njohur si hyperemesis gravidarum, e cila kërkon kujdes mjekësor, veçanërisht nëse të vjellat janë të shepshta.

Infeksionet e traktit urinar

Infeksionet e traktit urinar (UTIs) janë një nga problemet më të zakonshme shëndetësore në shtatzëni dhe çdo e dhjeta grua shtatzënë përballet me këtë problem.

Gratë shtatzëna janë më të ndjeshme ndaj infekcioneve urinare për shkak të ndryshimeve hormonale dhe presionit të foshnjës në fshikëz, gjë që mund ta pengojë atë të zbrazet plotësisht.

Simptomat përfshijnë dhimbje ose ndjesi djegieje kur urinojmë, urinim të shpeshtë, gjak në urinë, ose urinë me erë të pakëndshme. Nëse keni këto simptoma, bisedoni me mjekun tuaj.

Kapsllëku

Konstipacioni është një nga problemet e zakonshme shëndetësore në shtatzëni. Shkaktohet nga ndryshimet hormonale, si shkak i nivele të larta të progesteronit që ngadalësojnë lëvizjet e zorrëve.

Për të parandaluar kapsllëkun, rekomandohet të konsumoni shumë ujë, të angazhoheni në aktivitet të rregullt fizik dhe të hani një dietë të pasur me fibra – duke përfshirë fruta dhe perime të freskëta, drithëra, fasule dhe thjerrëza.

Tensioni i lartë i gjakut

Tensioni i lartë i gjakut në shtatzëni është i zakonshëm dhe prek rreth një në dhjetë gra shtatzëna, por kjo mund të çojë në komplikime për ju dhe foshnjën tuaj.

Ka dy lloje të tensionit të lartë të gjakut në shtatzëni: hipertensioni i shkaktuar nga shtatzënia dhe preeclampsia – që është më e zakonshme tek shtatzanit e para.

Nëse keni tension të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë, mjeku juaj do të monitorojë gjendjen tuaj për të siguruar shëntetin optimal tuaj dhe atë të foshnjës suaj.

Venat me variçe

Venat varikoze mund të ndodhin gjatë shtatzënisë kur venat bëhen të fryra dhe të dhimbshme. Edhe pse mund të jenë të pakëndshme, nuk janë të rrezikshme. Ato më së shpeshti ndodhin në këmbë, dhe gratë shtatzëna me variçe këshillohen të shmangin qëndrimin në këmbë për periudha të gjata kohore./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts