Pyetje:
Të hënën djali e ka kohën për të marr vaksinën e një vjetorit.
Ka dy ditë që djali ka filluar terapin me antibiotik pasi ka një ftohje të lehtë. A guxoj me vaksinu të hënën?
Përgjigje:
Përshëndetje,
Në asnjë rrethanë një fëmijë nuk guxon të marr vaksinën nëse është duke kaluar gjendje inflamatore apo është duke u trajtuar me antibiotik terapi.
Jo vetëm në rastin tuaj por kjo nuk guxon të ndodhë as në rastet e vaksinimit të mëhershëm nga lindja.
Në cdo rast kur një fëmijë është i sëmurë, një herë duhet të ndodhë shërimi i plotë dhe pasi të kemi normalizim të gjendjes shëndetsore mund të planifikohet vaksinimi.Nuk ka rëndësi a nënkupton kjo shtyerjen e vaksinimit për një javë apo një muaj.
Pa shërimin e plotë dhe pa përfundimin e antibiotik terapisë nuk duhet të ketë proces vaksinimi asnjëherë.
Dr.Ismail Lutolli spec Pediater
Subspecialist Hematolog -Onkolog/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”