- Ke frikë të bëhesh nënë
Këto ndjenja janë krejtësisht normale dhe të pritshme – dhe është e rëndësishme që t’i diskutoni ato me gjinekologun tuaj. “Përveçse trupi juaj ndryshon fizikisht, ju po ndryshoni edhe mendërisht dhe po përgatiteni për ndryshimin më të madh në jetën tuaj.
Nëse keni një histori depresioni, qoftë aktualisht, qoftë në të kaluarën, dhe keni marrë ilaçe për depresionin, mund të keni vështirësi serioze për të pranuar realitetin e situatës suaj. Mos harroni se shqetësimet nuk janë shenjë dobësie dhe se mjeku juaj është gati të ndihmojë.
Bisedoni me mjekun tuaj për ndjenjat tuaja në mënyrë që të merrni sugjerime të duhura.
- Jeni konsumuese të duhanit
Pirja e duhanit edhe në sasi të vogla, është një problem kërcënues gjatë shtatzënisë, sidomos kur pacientja nuk është e sinqertë me gjinekologun e saj për këtë.
Pirja e duhanit mund të ndikojë në enët e gjakut në placentë, duke rezultuar në mos zhvillimin e fetusit, zhvillimin e dobët të mushkërive dhe trurit dhe një rrezik të madh të sindromës së vdekjes së papritur foshnjore (SIDS).
Po ashtu, rreziku i ndarjes placentale, i njohur si një çrregullim që mund të jetë katastrofik në shtatzëni, rritet ndjeshëm.” Duke ditur se jeni duhanpirëse, gjinekologu juaj do të kërkojë kontrolle shtesë për t’u siguruar që foshnja juaj po rritet siç duhet dhe do të jeni në gjendje të diskutoni me gjinekologun tuaj strategjitë e mundshme për t’ju ndihmuar të lini duhanin.
- Ju jeni nën stres për shkak të shtatzënisë tuaj
Stresi jo vetëm që ndikon në trupin tonë fizikisht, por edhe në emocionet dhe sjelljet tona. Kur një grua shtatzënë stresohet, lëshohen kimikate që mund të ndikojnë tek foshnja, duke e vënë foshnjën në rrezik më të madh të depresionit, irritueshmërisë dhe temperamentit të ndjeshëm. Pavarësisht nëse jeni në tremujorin e parë ose të tretë, bisedoni me mjekun tuaj për nivelin e stresit në jetën tuaj në mënyrë që ai ose ajo të sugjerojë aktivitete që ndihmojnë në reduktimin e stresit, si për shembull të bëni një banjë të ngrohtë, ushtrime për frymëmarrje, ecje, apo joga.
4. Po planifikoni një udhëtim gjatë shtatzënisë
Gjinekologu juaj duhet të dijë nëse planifikoni të largoheni nga shteti, veçanërisht gjatë tremujorit të tretë, kur mund të keni komplikime ndërsa jeni larg mjekut tuaj.
Shumica e gjinekologëve do t’ju thonë të udhëtoni gjatë tremujorit të dytë nëse keni një zgjedhje, sepse keni më shumë energji gjatë kësaj periudhe dhe rreziku i komplikimeve është relativisht i ulët.
5. Keni ngritje ose ulje të dëshirës seksuale
Ekziston një mendim i gabuar i zakonshëm se dëshira seksuale tek gratë rritet gjatë shtatzënisë, edhe pse dëshira seksuale mund të mbetet e njëjtë ose e ulet. Të dyja situatat janë krejtësisht të zakonshme në shtatzëninë – dëshirën e fortë seksuale, si dhe mungesën e plotë të saj.
Është e rëndësishme të kujtojmë se dëshira seksuale është unike për çdo grua, qoftë ajo shtatzënë apo jo. Është e rëndësishme për gratë të dinë se është krejtësisht në rregull ta diskutojnë këtë me gjinekologun e tyre.
Kur problemet seksuale janë kronike – ato zgjasin më shumë se gjashtë muaj dhe shkaktojnë ankth – një grua mund të ketë mosfunksionim seksual (FSD). Humbja e dëshirës prek disa gra në momente të caktuara të jetës, si shtatzënia ose periudhat stresuese.
Nëse jeni të shqetësuar se mund të keni mosfunksionim seksual, ndani shqetësimet tuaja me gjinekologun tuaj që mund të ofrojë zgjidhje si terapia dhe trajtimi potencial, pasi të mos jeni më shtatzënë.
- Ju nuk keni qenë tek dentisti prej vitesh
Mund të duket qesharake ta përmendësh këtë në një bisedë me gjinekologun tënd, por higjiena orale cilësore mund të luajë një rol kyç në mbajtjen e foshnjës suaj të sigurt gjatë shtatzënisë. Ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë mund të çojnë në disa ndryshime në gojë, veçanërisht në mishrat e dhëmbëve.
Sëmundja e mishrave të dhëmbëve mund të çojë në lindje para kohe nëse nuk trajtohet, prandaj është e rëndësishme që gjinekologu juaj të dijë nëse nuk e keni vizituar dentistin për një kohë të gjatë për ndonjë arsye.
- Ju nuk hani shëndetshëm dhe nuk bëni ushtrime fizike
Dieta e dobët dhe të qenit mbipeshë nuk është shaka, sidomos gjatë shtatzënisë, sepse rrit rrezikun e diabetit gestational, defekteve të lindjes, tensionit të lartë të gjakut, infeksionit, e madje edhe abortit spontan thotë.
Përveç kësaj, aktiviteti fizik jo vetëm që ju ndihmon të mbani peshën e duhur, por gjithashtu ju jep energjinë dhe qëndrueshmërinë që ju nevojitet veçanërisht gjatë nëntë muajve të ardhshëm të ndryshimeve në trupin tuaj. Ushtrimet me intensitet më të ulët janë të sigurta gjatë shtatzënisë dhe, për sa kohë që ju nuk humbni peshë dhe foshnja juaj po rritet siç duhet, ju nuk keni asgjë për t’u shqetësuar./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”