7 shenja që tregojnë se fëmija ka nevojë për më shumë vëmendje dhe prezencen e prindërve

Fëmijët ndonjëherë tregojnë në mënyra të çuditshme se kanë nevojë për prezencen dhe vëmendjen tuaj.

Mënyra se si ata sillen shpesh është treguesi më i mirë se si ndihet një fëmijë në një moment të caktuar. Shumë shpesh, sjellja e pazakontë mund të jetë një tregues që ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje nevojave dhe ndjenjave të fëmijës.

Nuk është e pazakontë që fëmijët të sillen më keq kur prindërit e tyre janë pranë (edhe më shpesh kur nëna është afër, dhe shumë shpesh kur të dy janë afër tyre – veçanërisht nëse punojnë ose janë larg tyre për një kohë të gjatë), për të treguar emocionet e tyre në një mënyrë shpesh jokonsistente – kështu që ata tregojnë nevojën për vëmendje dhe dashuri, butësi përmes disa sjelljeve negative.

Fëmijët bëjnë disa sjellje që nëse ato përsëriten ose fëmija nuk ndalon së bëri për një kohë të gjatë – mund të nënkuptojë se ai thjesht nuk po merr atë që ai ka nevojë, dhe ai nuk di si ta shprehë atë në mënyrë adekuate – ju takon juve të kuptoni se për çfarë bëhet fjalë.

 

Ata ju ndërpresin kur jeni duke biseduar me të tjerët

Ata vazhdojnë t’ju thërrasin për t’i parë ndërsa ata janë duke bërë diçka

Ata nuk mund të ndahen nga ju dhe ju duan gjithmonë pranë tyre

Kur je aty ata sillen më keq se kur je larg

Ata tregojnë më shumë emocione dhe e kanë më të vështirë të kontrollojnë veten

Ata vazhdimisht duan t’ju përqafojnë

Ata duan të jenë me ju pavarësisht se çfarë bëni.

 

Pse një fëmijë ndonjëherë ka nevojë për më shumë vëmendje se zakonisht?

Nevoja e shtuar për lidhje prindë – fëmijë mund të shfaqet në periudha të ndryshme të fëmijës – shumë shpesh kur ka disa ndryshime në jetën e përditshme, në funksionimin e tyre apo të gjithë familjes. Mund të jetë një periudhë kur familja zgjerohet – dhe vëmendja e prindërve fillon të ndahet ose kur ata fillojnë kopshtin – kështu që ata kalojnë një pjesë të ditës jashtë shtëpisë dhe larg prindërve.

Natyrisht, ka edhe faktorë të tjerë që mund të bëjnë që fëmija thjesht të kërkojë më shumë vëmendje nga ju – dhe çfarëdo qoftë ajo, gjëja më e rëndësishme është që ju t’i njihni nevojat e tyre dhe t’i përkushtoheni atyre. Vëmendja e prindërve ndaj një fëmije nuk mund të zëvendësojë asgjë, andaj kushtoni vëmendjen dhe kohën të vegjëlve tuaj!./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts