Në fillimet e dhënies së gjirit, ndërkohë që ju dhe foshnja po mësoheni me jetën si dy qenie të ndara dhe ndërkohë që jeni ende duke e njohur fëmijën tuaj, është mirë që t’i ofroni gjirin dhe ushqyerjen me gji sa herë që fëmija zgjohet dhe lëviz. Në këtë mënyrë do të jeni të sigurtë që ushqimi është në dispozicion të fëmijës sa herë që ai ka nevojë. Ndërsa mësoheni me dinamikën e re familjare dhe fëmija ka periudha të qeta zgjuar, kushtojini vëmendje shenjave të ndryshme të urisë që do t’ju tregojë fëmija juaj.
@ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve pa lejen paraprake, kurse lejohet shpërndarja e linkut të NATALmedias dhe Poliklinikës NATAL