Dinjiteti!

Një grua ishte në rradhë për të paguar në arkë, ekrani lexon 26,80 €, zonja me fytyrë të ngrysur thotë:

“Oh më falni, harrova parat e tjera në shtëpi, kam vetëm 25 € dhe do heq diçka nga çfarë kam blerë”.

Në karrocën e vogël të ushqimeve nuk ka patatina apo ushqime të kota, shoh vetëm bukë, makarona, qumësht, domate, letër higjienike.

Sikleti për ata që janë vetëm një metër larg është i dukshëm, ndërsa fytyra e kësaj nëne pak më shumë se 40 vjeçare është e vrenjtur, ajo duhet të zgjedhë se çfarë do t’u mungojë fëmijëve të saj.

Dhe në këtë moment, e gjejë veten në filmin më të bukur real dhe jetësor, përmes një zotërie tjetër që ishte në radhë:

-“Më falni zonjë, diçka ju ka rënë”.

Zonja habitet, sheh një kartëmonedhë 10 euro në tokë por… ajo e di që nuk e saj.

Vështrimi bamirës i burrit kërkon ta bind atë, duke i thënë se është e saj.

Ajo nuk ka rroba firmato por duket e veshur pastër dhe e rregullt, nuk ka grim por fytyra e saj kullon sakrificë.

Zotëria përkulet, merr kartmonedhën dhe i thotë:

-“Me siguri të ka rënë kur e keni hapur çantën”.

Tani ajo duket si një fëmijë, është e lumtur.

Ajo paguan dhe ndërsa del i buzëqesh burrit që është përballë meje.

E shikon për herë të fundit dhe i thotë: -“Faleminderit”.

Unë që isha prezent  jam i lumtur gjithashtu, sepse e kuptova mësimin.

Ai njeri mund të kishte thënë:

-“Mos u shqetëso, do i paguaj unë”.

Në vend të kësaj ai zgjodhi të ruajë dinjitetin e tij dhe të zonjës.

Kush ka ndihmuar dikë, le të hesht dhe mos të pretë mirënjohje pasi nëse e ka bërë për hir të Zotit, nuk ka humbur kurrë.

Le të kujtojmë miq se e mira bëhet në heshtje, pjesa tjetër është thjesht teatër.

(e huazuar)

Nga: Lexoje, më pas do mendosh më qartë./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts