A e dini që “Gjuha e vjehrrës” është prej luleve më të dobishme?

Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli 

Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre

Specialiste në subspecializim për infertilitet

 

Bima “gjuha e vjehrrës”, e njohur më mirë si sanseveria (latinisht – Sansieveria trifasciata) ose pendë indiane i përket familjes së kaktuseve dhe e ka origjinën kryesisht nga India.

Gjegjësisht, është vërtetuar se bima e përmendur ka aftësinë që në vetëm 5-6 orë të “pastrojë” plotësisht ajrin në ambiente të mbyllura, pra të zëvendësojë dioksidin e karbonit të nxjerrë me të pastër oksigjenin, për të cilin trupi ka nevojë.

Besohet gjithashtu se sanseveria ka aftësinë të largojë grimcat e pluhurit dhe alergjenët e shumtë nga ajri, kështu që rekomandohet veçanërisht për t’u rritur në shtëpi, për ata njerëz që vuajnë nga alergjitë e shpeshta të frymëmarrjes ose sulmet e astmës.

Sanseveria konsiderohet si një nga bimët më të mira për pastrimin e dhomave nga tymi i duhanit dhe substancat e dëmshme që gjenden në të.

Gjithashtu dihet se ka aftësinë për të zbutur ose eliminuar plotësisht efektet e dëmshme të valëve elektromagnetike (rrezatimin nga televizorët, celularët, kompjuterët), por ky efekt nuk është ende mjaftueshëm i testuar dhe i konfirmuar shkencërisht./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts