Shkruan: Dr Manushaqe Veliu
Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive
A e dini se dhëmbët e peshkaqenit janë të vendosur në rreshta?
Ashtu si peshkaqeni, fëmijët mund të zhvillojnë dy rreshta dhëmbësh.
Një rresht dhëmbë të qumështit dhe një rresht dhëmbë të përhershëm.
Si fenomen zhvillohet në dhëmbët prerës qendror te nofullës së poshtme kurse më rrallë ndodh ne nofullën e sipërme),tek fëmijët e moshës 5-7 vjeç.
Rritja e nofullës dhe lëvizja natyrale e gjuhës do ta shtyej dhëmbin prerës qendror të përhershëm përsëri në pozicionin e duhur,pasi është nxjerr dhëmbi prerës qendror i qumështit.
Nëse nuk vëreni lëvizje në dhëmbin e qumështit, vizitoni dentistin pediater./natalmedia.com/
“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”