Si duhet ta vëmë fëmijën në gjumë?

Edhe pse shumica e ekspertëve paralajmërojnë prindërit që të mos e vendosin fëmijën në gjumë në krahë sepse nuk do ta heqin dot këtë zakon më vonë, kur bëhet fjalë për foshnjat më të vogla se 4 muajsh nuk ka asgjë të keqe.
Një paralajmërim që shumica e prindërve dëgjojnë vazhdimisht është të mos e vendosni fëmijën të flejë duke e mbajtur në krahë sepse do të mësohen kështu dhe nuk do të mund ta vëni në gjumë ndryshe. Por kur bëhet fjalë për foshnjat e vogla, nuk ka asgjë të keqe. “Fëmijët më të vegjël se katër muaj duhet të mbahen ashtu siç ju përshtatet atyre, për t’i vënë në gjumë”.
Megjithatë gjithmonë vendoseni fëmijën në shpinë në krevat fëmijësh pasi të bie në gjumë. Është mënyra më e sigurt. “Pas tre ose katër muajsh, kur foshnja ka zhvilluar zakone më të rregullta të gjumit dhe është në gjendje të flejë pjesën më të madhe të natës. “Çdo fëmijë dhe çdo familje janë të ndryshëm”. Por ju ndoshta dëshironi ta hiqni këtë zakon përpara se fëmija të fillojë të ecë Është e rëndësishme për zhvillimin e tyre që fëmijët të mund të flenë dhe të qetësohen vetë”.

 

Kur një fëmijë zgjohet gjatë natës dhe thjesht kthehet për të fjetur pa qarë dhe pa ndihmën tuaj, kjo është një aftësi që më vonë do të jetë më se praktike dhe pa shqetësime që do të ndodhë. Stërvitja e gjumit domethënë inkurajimi i fëmijës që të ketë zakone më të rregullta të gjumit, përfshin vendosjen e fëmijës në krevat fëmijësh ndërsa ai është ende zgjuar dhe ta lini të flejë vetëm.
Një metodë më e mire është ajo në të cilën prindërit e ngushëllojnë foshnjën në mes të natës, por e mbajnë atë në krevat fëmijësh, duke zhvilluar kështu vetë- qetësimin.
Vendosja e një rutine para gjumit, për shembull, një banjë, më pas një libër, pastaj shtrat, gjithashtu inkurajon gjumë të mirë dhe cilësor. Nëse dëshironi të provoni stërvitjen e gjumit, konsultohuni fillimisht me mjekun tuaj për t’u siguruar që nuk ka ndonjë gjendje mjekësore, si refluksi (një gjendje ku acidi i stomakut kthehet në ezofag dhe shkakton dhimbje dhe djegie që të rriturit e quajnë urth).
“Ka raste kur prindërit mund t’i ngushëllojnë natën, për shembull nëse kanë një ankth apo diçka tjetër, por në pjesën më të madhe, unë besoj se fëmijët duhet të mësojnë të flenë vetëm në moshën e çerdhes”./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

SHPËRNDAJE:

Related posts