Pse dorëshkrimi i një mjeku është vështirë i lexueshëm?

Të gjithë duhet të kemi vënë re, bazuar në përvojën personale, se shkrimi i mjekut është I vështir për tu lexuar. Është thjesht e vështirë të besohet se një person me arsim të lartë mund të ket një shkrim vështirë të kuptueshëm. A ka ndonjë shpjegim për dorëshkrimin e tyre të çrregullt?

Sipas doktorsecrets.com, shkrimi i palexueshëm i mjekut është, në fakt, “çështje mbijetese”.

Përveç detyrave të pritshme profesionale, mjekët duhet të merren edhe me dokumente të shumta. Ata pritet të bëjnë atë dokumentacion për secilin prej pacientëve të tyre. Kjo nuk është vetëm çështje praktike biznesi, por edhe detyrim ligjor i tyre. Kjo nënkupton mbledhjen dhe arkivimin e gjithçkaje që lidhet me diagnozën, trajtimin ose këshillën që i jepet pacientit, përpara se pacienti të lëshohet në shtëpi.

Mjekët e dinë shumë mirë se shumica e atij dokumentacioni do të përfundojë në disa rafte dhe ndoshta askujt nuk do t’i duhet më. Në të njëjtën kohë, ky dokumentacion i njëjtë, kryesisht i panevojshëm, i pengon ata t’i përkushtohen asaj që është vërtet e rëndësishme – pacientit dhe trajtimit të tij.

Ata gjithashtu kanë parasysh faktin se gjithçka që shkruajnë mbetet për ata dhe kolegët e tyre dhe se publiku nuk ka akses në atë dokumentacion. Është interesant fakti që mjekët lexojnë pa problem dorëshkrimet e kolegëve të tyre, sado të çrregullt të jenë. Kjo sepse secili prej tyre e di ku të kërkojë dhe çfarë të kërkojë, gjë që vetëm se konfirmon faktin se “shkarravitjet” e tyre janë një zakon i fituar, jo një tipar i lindur.

 

Pasojat

Sipas të dhënave të disponueshme, shkrimi i ngathët i mjekut mund të ketë pasoja shumë të rënda. Studime të ndryshme kanë treguar se dokumentacioni i palexueshëm çon në mijëra vdekje çdo vit. Mjekët fokusohen më shumë në vendosjen e diagnozës së duhur dhe zgjedhjen e trajtimit të duhur, dhe ata nuk mendojnë për shkrimin e tyre kur shkruajnë një recetë.

Të gjithë ne, si pacientë, jemi ngatërruar pafundësisht nga ato receta të shkarravitura. Në shumë prej tyre, është e vështirë të dallosh një fjalë, apo edhe një shkronjë të vetme.

Megjithatë, përmbajtja e atyre recetave gjen gjithmonë rrugën drejt trupit tonë dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të besojmë në aftësinë e farmacistit për të deshifruar dorëshkrimin e mjekut. Po, profesionin e farmacistit mund ta klasifikojmë lehtësisht si një nga profesionet më të vështira në planet.

 

Recetat elektronike si zgjidhje

Në epokën dixhitale, recetat elektronike shfaqen si një zgjidhje për shkrimin e dobët të dorës. Ky sistem i shkrimit të recetave i mundëson mjekut të dërgojë informacionin për terapinë e nevojshme në farmaci me saktësi, pa gabime dhe plotësisht të kuptueshme.

 

Në korrik 2006, Instituti Amerikan i Mjekësisë (IOM) raportoi mbi rolin që recetat elektronike mund të luanin në reduktimin e gabimeve të mjekimit, gjë që ndihmoi në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e këtij sistemi elektronik për sigurinë e pacientit.

Përdorimi i gjerë i shkrimit elektronik të recetave do të nënkuptonte gjithashtu një përmirësim në cilësinë e kujdesit ndaj pacientëve, ndërsa në të njëjtën kohë do të zvogëlonte numrin e vdekjeve të padëshiruara të shkaktuara nga shkrimi i dobët i një mjekut. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

SHPËRNDAJE:

Related posts