Të dashura nëna, ne e dimë se në muajt e parë pas lindjes, disa orë gjumë janë një luks i vërtetë dhe se, përveçse që po përjetoni gëzimin dhe lumturinë e vërtetë të mëmësisë, ju po kaloni edhe të gjithë kufijtë e lodhjes dhe mungesës së gjumit. Në këtë rast, besojmë se shumë prej jush, veçanërisht ju që jeni adhuruese të kafesë, do ta dëshironit më së shumti këtë pije magjike.
A kalon kafeina në qumështin e gjirit?
A do t’i ndjejë fëmija pasojat nëse nëna pi kafe gjatë ushqyerjes me gji?
Këto pyetje shpesh shqetësojnë nënat e reja, veçanërisht nëse janë mësuar ta nisin ditën me një filxhan kafe, por edhe sepse e kanë të vështirë të qëndrojnë zgjuar me një të porsalindur që kërkon vëmendje 24/7.
______________
@ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve pa lejen paraprake, kurse lejohet shpërndarja e linkut të NATALmedias dhe Poliklinikës NATAL