Të bëhesh baba në dhomën e lindjes

Samire Ademi Lutolli

Spec. Gjinekologe obstetre

 

 

Lindja e fëmijës është një përvojë e veçantë për të dy prindërit por rrallë flitet për përvojën e babait.

Duke qenë i pranishëm në lindje, babai ndërton përvojën e tij dhe bëhet vërtetë i vetëdijshëm për harmoninë e brishtë të lindjes dhe për gruan e fortë që ka zgjedhur për të kaluar jetën me të.

Duke ndihmuar gjatë lindjes, ai krijon një mjedis emocional për nënën, në mënyrë që ajo të ndihet rehat dhe e përkrahur.

Ai ndihmon nënën me praninë e tij gjatë lindjes, e cila ndonjëherë mund të jetë e vështirë dhe e paparashikueshme.

Nuk ndajnë dhimbjen bashkë, por ndjeshmërinë dhe në fund çastin e gëzimit. Ndoshta dhe një foto për albumin personal që t’ia treguar fëmijës së tyre që erdhi në këtë botë duke e pritur me padurim dhe me gëzim së bashku, që ishte aq i dëshiruar.

Ai është i pari që puth nënën e porsalindur në ballë dhe i jep “medaljen e fitores së garës” duke i thëne IA DOLE.

Ai aty plotëson bindjen se dashuria e saj është çmim dhuratë dhe është i përzgjedhur e i veçantë.

Që trofeun e dashurisë ai mban sot në duar. Ato orë dhimbjeje të saja pas së cilave do mbajnë në duar atë trofe dhe do ta rrisin bashkë, dëshmojnë që ka njeriun më të çmuar sepse e ka bërë BABA.

 

Jeni aty më të!

Në dhomën e lindjes tregoje se sa e veçantë është të jesh baba!/natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts