– Presin përgjigje të gatshme nga psikoterapisti.
– E vizitojnë psikoterapistin dhe pastaj thonë:
“e sheh nuk më përshtatet, kjo gjë nuk është për mua dhe fare nuk më ndihmoj – ata presin që problemet të cilat janë grumbulluar prej vitesh të zgjidhen në një séance psikoterapie – 50-60 minutësh.
– Ata presin që psikoterapisti t’i bashkohet për të qarë me ta për fatin e tyre.
– Ata presin që psikoterapisti të bashkohet me ta për të fajësuar prindërit, të afërmit, qeverin, punëdhënësin, mësuesin dhe të tjerët për gjendjen e tyre.
– Ata presin që psikoterapisti t’i thërrasë ata për të caktuar seancën e radhës.
– Ata mendojnë se çdo psikoterapist është i përshtatshëm për çdo njeri – nëse nuk kanë pasur sukses me një psikoterapist, ata refuzojnë mundësinë e përpjekjes për të shkuar te ndonjë psikoterapist tjetër.
Pritshmërit e tyre shkojnë aq larg sa që psikoterapia të jetë falas, sepse ka të bëjë me ndihmën e një qenieje tjetër ( ne psikoterapistët nuk paguajmë shërbimet komunale, ne marrim ushqim falas, rroba gjithashtu, thjesht tregojm certifikimin dhe të gjitha i marrim falas )
– Ata mendojnë se séanca duhet filluar kur ata kanë kohë të lirë, nuk respektojnë orën e caktuar për seancë.
– Ata presin që psikoterapisti t’u tregojë atyre për çdo gjë që ka të bëjë me familjarin e tyre – mirëpo ruajtja e sekreteve është e shenjtë për një psikoterapist përveq në raste kur ai e sheh të arsyeshme.
– Ata presin t’u thuhet saktësisht se sa kohë ju duhet për të dal nga kjo gjendje e rëndë.
– Ata besojnë se psikoterapisti ka një shkop magjik që zgjidh të gjitha problemet e tyre.
Keni durim jini këmbëngulës dhe bashkëpunoni me ata që duan të ju ndihmojnë.
Rrugëtimi drejtë shërimit është i gjatë dhe i vështirë por sjellë fryte të këndshme, prandaj qëndroni të palëkundur./natalmedia/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”