Çfarë do të thotë shenja e femrës në derën e tualetit?

Shenja e mashkullit ka pantallona, ​​e femra ka një fustan, të paktën kështu duhet të jetë.

Megjithatë, kjo ka ndryshuar tani.

Kështu, në kuadër të fushatës, ata zbuluan se në shenjën e tualetit të femrave nuk kishte asnjëherë një fustan.

Një nga përfaqësueset e kompanisë “Aksosoft” konfirmoi se fustani në formë trekëndëshi në shenjën e tualetit të femrave nuk përfaqësonte një fustan.

Kush do ta kishte menduar?

Bëhet fjalë për një pelerinë, e cila duhej të tregonte se femrat mund të jenë superheronj. Në shkencë, teknologji, art, matematikë, politikë, në rrugë dhe në shtëpitë tona, gratë shpesh janë të padukshme, të paftuara ose thjesht të anashkaluara.

Vajzat dhe gratë që janë të interesuara për shkencë, teknologji, mekanikë dhe matematikë janë pakicë – kanë thënë nga kompania “Aksosoft”. Fushata e tyre “Is ëas never a dress” synon të nxisë vetëdisimin për pjesmarjen e grave në çdo profesion.

Nuk bëhet fjalë vetëm për barazinë gjinore, por edhe për plotësimin e mungesës së madhe të vendeve të punës në profesione të shumta./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts