Receta “magjike“ e cila ua rikthen flokëve bukurinë, elasticitetin dhe shkëlqimin

Dr. Ismail Lutolli spec Pediater
Subspec Hematolog- Onkolog
Subspecialist Dietolog Nutricionist

 

 

Dëshironi flokë të bukura plot volum dhe shkëlqim?!

Dëshironi të përmirësoni flokët e dëmtuara nga lyerja ose agjentë të tjerë që keni përdorur?

Është koha për recetën “magjike” e cila do ta rikthejë bukurinë e flokëve tuaja. Do ta rikthejë shkëlqimin e flokëve, do ta ushqejë lëkurën e dëmtuar të kokës, do të parandalojë rënien e flokëve duke i dhënë volum dhe elascititet atyre. Nëse doni të ushqeni flokët dhe lëkurën e kokës në mënyrë të natyrshme, bëni një maskë në kushte shtëpiake e cila do të rigjenerojë flokët e dëmtuara, do të sigurojë kujdes dhe butësi pa dëmtuar strukturën e flokëve. Kjo maskë bën flokët me shkëlqim, me densitet, elastike dhe të buta.

 

Maska për flokë

Përbërësit:

• 1 avokado

• 2 lugë mjaltë

• 2 lugë (gjelle) vaj ulliri

• 1 lugë jogurt

• 2 lugë (gjelle ) vaj kokosi

• ½ bananë (1 banane për flokë më të gjata )

 

Përgatitja:

1. Hiqeni lëkuren e avokados dhe e preni në copëza të vogla .

2. Qerojeni bananen dhe përdoreni gjysmën (nëse keni flokë më të gjata mund ta përdorni edhe komplet)

3. I hudhni në blender të vogël bananen dhe avokadon

4. I shtoni edhe 2 lugë gjelle vaj ulliri

5. I shtoni edhe 2 lugë gjelle vaj kokosi (vaji i kokosit duhet të jetë në gjendje të lëngshme)

6. I shtoni 2 lugë mjaltë dhe një lugë jogurt

7. Në blender të vogël, i përzini mirë të gjithë përbërësit deri sa të fitohet masë homogjene (1-2 min ) .

Përdorimi:

• Me ndihmën e një furçe flokësh për lyerje aplikoni masën duke filluar nga rrënjët e flokëve. Më pas drejt majave.

• Masazhoni kokën ngadal për 5-10 minuta.

• Pasi keni berë lyerje komplete dhe masazhë të kokës duke futur përmbajtjen në çdo pjesë të flokëve, atëherë që të mos vie deri të dëmtimi I rrobave tuaja, ju mund ta mbështillni kokën me ndonjë maskë (qese).

• Mbajeni maskën në kokë për rreth 1 orë.

• Më pas lajeni kokën si zakonisht, ngadalë me shamponin që përdoni rregullisht .

• Kjo maskë duhet bërë një herë në javë.

Preferohet 4 herë në muaj, muajin e parë. Pastaj 2 herë në muaj.

 

Dobitë shëndetësore

Avokado

Përdorimi i avokados sjellë shumë përfitime për shëndetin e flokëve. Avokadoja është e pasur me vitaminat A dhe E, ajo njihet për dobinë e saj në riparimin e skalpit të kokës si dhe flokëve të dëmtuara. Ndihmon shumë në rigjenerimin e flokeve të dëmtuara, rikthimin e shkëlqimit si dhe luftimin e majave të dyfishta.

Mjalta

Përmban shumë minerale, vitamina, aminoacide, acideve yndyrore, lipideve, acidit askorbik, fruktozës, potencialit të lartë osmotik dhe vlerës së ulët të PH. Gjitha këto e bëjne mjaltën shumë efikase në trajtimin me sukses të lëkurës së kokës dhe flokëve. Njerëzit që vuajnë nga rënia e flokëve, zbokthi dhe problemet tjera me flokë kanë përmisime të mëdha me aplikimin e kësaj recete .

Vaji i ullirit

 Përmban antioksidantë, vitamina E dhe A të cilat kanë një rol të rëndësishëm në përshpejtimin e rritjes së flokëve. Vaji i ullirit pa dyshim që ju ofron flokëve elasticitet, densitet dhe shkëlqim.

 

Vaji i arrës së kokosit

Përmban antioksidantë dhe kjo e bën shumë të rëndësishëm në përdorimin për flokët dhe kujdesin ndaj lëkurës. Rigjeneron lëkurën, duke mbështetur balancën kimike natyrale të saj si dhe vepron si një hidratant efektiv për të gjitha llojet e lëkurës. Siguron mbrojtje për lëkurën nga rrezet e dëmshme UV; Ka efekte të mira në eliminimin e kërpudhave që shkaktojnë probleme në lëkurë, pastaj alopecian (rënien e flokëve), psoriazën, ekzemat, dermatitet dhe infeksione të tjera

 

Banane  

Banana është shumë e pasura me kalium si dhe është e mbushur me ujë, vitamina, minerale, enzime… Prandaj është e shkëlqyeshme për hidratim të lëkurës, gjithashtu mund të përdoret edhe si maskë për flokët tuaja. Ajo do të hidratizojë lëkurën e thatë, ndërsa flokët tuaj do t’i bëjë të lëmuara , të buta dhe do t’ua rikthejë elascititetin.

Kujdes: gjatë kohës sa mbahet maska, gruaja duhet të jetë në qetësi të plotë. Ajo mund të pi kafen apo çajin të cilin e pergadit partneri i saj….????/natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts