Jo çdo herë mungesa e të folurit ndërlidhet me autizmin

Një fëmijë me një humbje dëgjimi të pazbuluar nuk do të flasë.

Një fëmijë që nuk stimulohet gjithashtu nuk do të flasë.

Një fëmijë me vonesë zhvillimi gjithashtu gjithashtu do të flaës vonë.

 

Të gjithë fëmijët me çrregullime të spektrit autik kanë deficit në të folur. Ajo që është karakteristikë e të folurit të tyre janë problemet në aspektin e komunikimit social:

Vështirësi në vendosjen e kontaktit me sy

Vështirësi në të kuptuarit e shprehjeve të fytyrës së bashkëbiseduesit

Fjalor i dobët

Vështirësi me forma të caktuara gramatikore përsëritja e fjalëve dhe fjalive

Mungesë e lidhjes emocionale me të tjerët

Vështirësi komunikimi dhe ndërveprimi

Fjalim i pakontrolluar

Arsyet e vonesës e të folurit mund të jenë të ndryshme, por më e rëndësishmja është të kërkojmë ndihmë profesionale sapo të vërejmë një devijim nga normat.

Për të bërë një diagnozë nga spektri i autizmit, janë disa parametra që respektohen dhe diagnoza zyrtare bëhet nga një psikiatër fëmijësh pas një vlerësimi ekipor. /natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia” 

SHPËRNDAJE:

Related posts