Kefiri konsiderohet të jetë një nga pijet më të shëndetshme që ekziston.

Samire Ademi Lutolli –Specialiste Gjinekologji / Obstetrikë

 

Kjo i referohet kryesisht kefirit të bërë në shtëpi, i cili përgatitet në shtëpi me ndihmën e kokrrave të kefirit.

Kefiri industrial që shitet në markete, pavarësisht nëse është organik apo jo, përmban sheqer dhe disa aditivë që i zgjasin jetëgjatësinë.

Kefiri i bërë në shtëpi është shumë i lehtë për t’u bërë, gjithçka që ju nevojitet janë kokrrat e kefirit dhe qumështi. Kokrrat e kefirit nuk shiten ne dyqane, por ndahen dhe shpërndahen, dikush me siguri që do te jua japë po të kërkoni.

Për përfitimet e kefirit nuk mund të flitet mjaftueshëm në këtë postim. Janë të shumta.

Është probiotiku më i mirë.

Edhe personat që janë të ndjeshëm ndaj laktozës shpesh nuk kanë probleme me konsumimin e kësaj pije.

Prej tij mund të bëni edhe kos frutash, si dhe qull të tjerë për mëngjes të shëndetshëm, sepse ka një strukturë të hollë kremoze dhe një shije të lehtë të thartë.

 

PËRGATITJA:

Hidhni kokrrat e kefirit në një enë dhe derdhni mbi to 1 litër qumësht (i bërë vetë ose i pasterizuar i qeses).

E trazojmë me lugë druri dhe e lëmë për 24 orë në temperaturë ambienti për fermentim.

Pas 24 orësh përziejmë gjithçka përsëri me një lugë druri, e kullojmë kefirin dhe kokrrat e kefirit do të mbeten në kullesë. I hedhim në një kavanoz dhe i hedhim pak kefir dhe i mbajmë të mbyllura në frigorifer deri në përdorimin e radhës. Kështu që nuk ka nevojë t’i shpëlani me ujë.

Kefirin e ruani në një shishe qelqi në frigorifer. Ajo do të ruajë freskinë e saj për 2-3 ditë./natalmedia.com/

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

SHPËRNDAJE:

Related posts