Ka disa shenja që mund të tregojnë praninë e kancerit të gjirit, dhe jo vetëm shfaqjen e gungave, siç mendohet zakonisht. Sipas kontrollit shëndetësor të “NHS health check”, një organizatë për parandalimin e sëmundjeve, ekziston një simptomë e heshtur që mund të jetë tregues i këtij lloji të kancerit dhe mund ta vëreni gjatë aplikimit të deodorantit. Gjegjësisht, ndjeshmëria apo dhimbja në zonën e sqetullës mund të tregojë praninë e kancerit të gjirit, duke qenë se indi i gjirit ndonjëherë arrin në atë zonë.
Përveç kësaj, shfaqja e gungave mund të tregojë kancer të avancuar të gjirit që është përhapur në nyjet limfatike në sqetull. Prandaj, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje simptomave të tjera si kollë e thatë, dhimbje koke të forta dhe humbje të papritur të peshës.
Dr Zoe Williams thekson se diagnoza e hershme e kancerit të gjirit është thelbësore pasi mund të bëjë një ndryshim të madh. Kur sëmundja zbulohet në fazën më të hershme, shanset për të mbijetuar janë mbi 98 për qind./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia