Trupi i saj ishte shtëpi e sigurt dhe komfore.
Gjithçka brenda kishte lëvizur, rregulluar, për t’iu përshtatur zhvillimit dhe rritjes tw asaj krijese të mrekullueshme.
Trupi i nënës prodhon ushqimin më të shishëm dhe të shëndetshëm i ëmbël në shije, i përshtatshëm në çdo kohë qoftë ditën apo natën, (nuk kërkon as të ngrohet as të ftohet), qoftë ftoftë po nxehtë qumshti i saj është një mrekulli.
Nënat nuk lexojnë mes rreshtave, ato lexojnë mes psherëtimave, mes dy shikimeve, lexojnë gugat, lexojnë të qajturit, lexojnë gjumin, lexojnë erëra.
Një krijes e brisht shëndrohet në një krijes të guximshme për tu përshtatur me rolin më madhështor atë të nënës.
Puthja e nënës është medikamenti më efektiv i mundshëm. Nuk ka rëndësi sa vjeç jeni puthja e saj është shëruese.
Kur nëna mungon, gjithçka duket e zbrazët prania e saj është qetësuese, buzëqeshja e saj është dritë që shëndrit çdo gjë rrethë vetes.
Nënat janë ato që krijojnë kujtimet më të bukura dhe të paharueshme.
Nënat janë ato që na mësojnë për dashurin, përqafimet, puthjet, fjalët dhe hapat tonë të parë i mësojmë nga nëna.
Ajo lista e nënave “kurrë nuk do ta bëja” nuk vlen në rolin e saj si nënë, mëmësia e saj tejkalon çdo imagjinat.
Jini krenare për atë çfarë jeni, mëmësia është i vetmi rol që ju përmbush shpirtërisht, i vetmi projekt që ju dhuron përvoja dhe mësime.
Shijone çdo moment të rritjes tuaj dhe fëmijëve tuaj sepse edhe nëna rritet së bashku me fëmijët e saj./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”