Fëmija është me lijen e ujit a mund t’i pastrojë rrobat e fëmijës?

Pyetja:

Përshëndetje, djali e ka lijen e ujit e pastrojë çdo ditë me rekomandim të mjekut, po rrobat e djalit a duhen larë sepse më thojnë se nuk duhen larë 9 ditë, për shkak se nëse lahen rrobat edhe lija nuk i kalon lehtë?

 

Përgjigje:

Përshëndetje

Një fëmijë me sëmundjen “lija e ujit“ duhet pastruar vazhdimisht, që nga dita e parë. Duhen pastruar dhe nderruar edhe rrobat e femijes per cdo dite. Arsyeja është e lehtë për t’u kuptuar – infeksioni krijon “kratere” në lëkurë të cilat përfaqësojnë një derë të hapur për infeksione bakteriale dhe nje pjese e gjithe procesit percillet edhe te rrobet.

Në qoftë se një fëmijë nuk bën pastrimin e rregullt, pra dush për çdo ditë dhe nuk nderron rrobat ka mundësi shumë të mëdha që nga një infeksion virusal i përcjellur me lezione të lëkurës, të komplikohet edhe instalimin apo marrjen e një infeksioni bakterial të mundshëm, i cili do e komplikojë gjendjen që po kalon një fëmijë me sëmundjen “lija e ujit”.

Dr. Ismail Lutolli

Specialist Pediater

Subspecialist Hematolog/Onkolog/natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts