Ujë, çaj apo qumësht gjiri: Cili është lëngu ideal për një fëmijë gjatë stinës së verës?

Uji është burimi i jetës dhe një nga faktorët thelbësorë të saj, gjë që vërtetohet edhe nga fakti se pothuajse 70 për qind e sipërfaqes së planetit tonë dhe rreth 60 për qind e trupit të njeriut janë ujë. Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme të ruajmë ekuilibrin e tij si në mjedisin tonë ashtu edhe në organizmin tonë. Bilanci i hidratimit është tejet i rëndësishëm në funksionimin e duhur të organeve vitale dhe çdo shkelje e tij, qoftë dehidratim apo helmim nga uji, mund të ketë pasoja të rënda në shëndetin dhe jetën e një personi.

 

Në verë është veçanërisht e rëndësishme t’u jepni fëmijëve lëngje të mjaftueshme, por gjatë pushimeve verore kontrolloni nëse uji i rubinetit në zonën ku qëndroni është i pijshëm.

“Për foshnjat deri në 6 muaj duhet patjetër që ujin ta zieni dhe ta ftohni para se t’ia jepni fëmijës.

Gjithashtu mund të përdorni ujë të posaçëm për bebe ose ujë në shishe nga dyqani, dhe për fëmijët më të mëdhenj, është më mirë të marrësh ujë të blerë, sesa ujë rubineti të patestuar”, Ju këshillojmë shmangien e lëngjeve të frutave, ato janë të ëmbla dhe i bëjnë fëmijët edhe më të etur, prandaj le të jetë ujë i thjeshtë ose çajra më pak të ëmbëlsuar.

Ushqyerja me gji është më praktike

Ushqyerja me gji gjatë pushimeve në bregdet është jo vetëm e shëndetshme, por edhe shumë praktike. Nuk duhet të shqetësoheni për përgatitjen e ushqimit dhe foshnja merr mjaftueshëm lëngje. Nëse keni një foshnje, ushqyerja me gji rekomandohet patjetër dhe në asnjë mënyrë mos e ndërpritni ushqyerjen me gji gjatë pushimeve tuaja.

“Jo vetëm që është më i shëndetshëm, por edhe ju jeni jashtë vendbanimit tuaj dhe mund të mos keni mundësi të përgatisni siç duhet ushqimin”, “Kur ju ushqeni me gji, jeni më të sigurt se foshnja do të marrë gjithçka që i nevojitet, kështu që nëse ai nuk fillon me të vërtetë me ushqyerjen suplementare në muajin e gjashtë, por në shtatë muaj, nuk është aspak problem”.

Ushqimet e lehta

Një diet e ekujlibruar gjatë verës është e domosdoshme, jo vetëm për fëmijët por edhe për nënat që ushqejnë fëmijën me gji. Gjatë ditëve me vapë të gjithë kemi nevojë për më shumë fruta dhe perime të freskëta, shumë pije, supa të lehta dhe të ngjashme. Për shkak të temperaturave më të larta ushqimi prishet më shpejt, ndaj ushqimet duhet të përgatiten të freskëta, dhe jo të blini ushqime të shpejta nga dyqanet e rrugës, veçanërisht për fëmijët./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts