Është një frut shumë i shëndetshëm, i pasur me lëndë ushqyese dhe sjell shumë përfitime, dhe disa prej tyre nuk janë të njohura as për konsumuesit më të shpeshtë.
Është një frut i shijshëm që shkon mirë me çdo gjë dhe gjithçka.
Falë faktit se përmban më shumë yndyrë nga të gjitha frutat, dhe në të njëjtën kohë yndyra të mira, do të jetë shumë më mbushëse sesa shumica prej frutave të tjerë.
Ka një karakteristikë befasuese dhe më pak të njohur – është një burim i madh i kaliumit, kështu që funksionon shkëlqyeshëm për dhimbjet e muskujve.
Përmbajnë më shumë kalium sesa bananet, gjë që ndihmon në lehtësimin e ngërçeve të muskujve”, shpjegojnë ekspertët.
Për krahasim, një banane me madhësi të mesme mund të përmbajë rreth 422 miligramë kalium, ndërsa një avokado afërsisht po aq e madhe përmban rreth 690 miligramë të këtij minerali të rëndësishëm.
Për më tepër, një avokado mesatarisht i madh përmban rreth 12 miligramë vitaminë C e cila shoqërohet gjithashtu me lehtësimin e dhimbjeve të muskujve.
Gjithashtu vlen të përmendet një studim i vitit të kaluar që tregoi se avokadot ndikojnë në stabilizimin më të shpejtë të presionit të gjakut pas stërvitjes.
Për shkak të benefiteve të shumta avokadot duhet të jenë në menynë e atyre që përpiqen të humbin peshë, dhe dëshirojnë të ushqehen shëndetshëm./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”