Djersitja dhe aroma e pakëndshme e trupit mund të shfaqen tashmë në tremujorin e parë, kur temperatura e trupit është më e lartë.Megjithatë, ka disa arsye të mundshme pse mund të keni erë paksa “ndryshe” gjatë shtatzënisë. Shtatzënia ndryshon trupin e gruas, dhe disa nga këto ndryshime mund të jenë më befasuese se të tjerat.
Shkaqet e erës së pakëndshme të trupit gjatë shtatzënisë
Ndryshimet hormonale dhe ndryshimet e qarkullimit të gjakut
Era e trupit tuaj mund të jetë më ndryshe gjatë shtatzënisë për shkak të hormoneve. Bakteret që shkaktojnë erë shumohen në një mjedis të ngrohtë dhe të lagësht, prandaj djersitja shpesh rezulton në një erë të pakëndshme.Rritja e vëllimit të gjakut është gjithashtu një nga arsyet pse mund të djersiteni më shumë. “Shtatzënia rrit shkallën metabolike bazale së bashku me qarkullimin e gjakut dhe temperaturën e trupit, duke ju bërë të ndiheni më ngrohtë që çon në djersitje”.
Stresi
Nëse jeni më të stresuar se zakonisht, kjo mund të luajë një rol edhe në erën e trupit. Ndjenja e ankthit ose e mbingarkesës mund të shkaktojë që trupi të përgjigjet duke u djersitur nga gjëndrat apokrine, disa prej të cilave ndodhen nën sqetull.
“Këto gjëndra janë përgjegjëse për sekretimin e një lloji djerse që, kur ndërvepron me bakteret e trupit, prodhon një lëng me erë amoniak që është më i dukshëm se djersa normale”.
Shtim në peshë
Fetusi juaj, lëngu amniotik, placenta dhe yndyra shtesë që trupi juaj ruan gjatë shtatzënisë shtojnë peshë. Ju duhet të bëni më shumë përpjekje për të lëvizur trupin tuaj me këtë peshë shtesë, veçanërisht pasi ajo shpërndahet në një mënyrë që trupi juaj mund të mos jetë mësuar. Kjo përpjekje shtesë mund t’ju bëjë të djersiteni më shumë.
Nëse vuani nga era e trupit që lidhet me shtatzaninë, ka disa gjëra që mund të bëni për të reduktuar erën. Bëni dush çdo ditë edhe pas stërvitjes ndihmon në eliminimin e baktereve që shkaktojnë erëra të pakëndshme. Është mirë që t’i përmbaheni ujit të ngrohtë dhe shmangni përdorimin e sapunëve hidratues, Bakteret në lëkurën tuaj mund të reagojnë me këta përbërës, duke përkeqësuar erën e trupit”.
Vishni pëlhura të lehta
Veshja e pëlhurave si pambuku do të parandalojë djersitjen e tepërt. Veshjet e lirshme do t’ju mbajnë të freskët dhe do të lejojnë që djersa të avullojë nga lëkura juaj.
Sigurohuni që të ndryshoni rrobat tuaja sa herë që bëni dush, pasi bakteret mund të rriten në djersën që materiali ka thithur.
Lehtësimi i stresit
Nëse nuk mund të largoni domosdoshmërisht çdo shkaktar stresi nga jeta juaj, mund të përpiqeni të luftoni ndjenjat e ankthit në mënyrë që trupi juaj të ketë më pak gjasa të prodhojë djersë apokrine. Meditimi, joga, biseda me miqtë ose ecja, janë mënyrat për të reduktuar stresin.
Si të përballeni me djersitjen gjatë shtatzënisë
Era e trupit në përgjithësi nuk është shenjë e ndonjë gjëje të dëmshme. Megjithatë, nëse shfaqet papritur ose është veçanërisht e rëndë, kontaktoni gjinekologun tuaj. Në disa raste, aroma e trupit mund të jetë simptomë e një problemi tjetër shëndetësor./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia