Pyetje:
Përshëndetje. Kam vërejtur poshtë në vete në pasqyrë se njëra anë është më e madhe se tjetra. A është normale kjo?
Përgjigje:
Shqetësimi që keni është relativisht i zakonshëm sepse ka shumë gra që nuk i kanë identike dhe simetrike buzët e vogla dhe të mëdha të regjionit gjenital. Nëse nuk ju pengon nuk ka nevojë të ndërmirrni asgjë. Përndryshe është mirë të bëni vizitë nga afër të shikojë mjeku se a ka ndonjë ndryshim tjetër të rëndësishëm të zonës. Nëse ju pengon për shkak të madhësisë si p.sh. gjatë marëdhënieve intime, ngasjes së bicikletës apo aktivitete të tjera mund të kryhet operacion plastik i vulvës nën anestezi e cila arrin një rikuperim të mirë estetik dhe funksional.
Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre Specialiste në subspecializim për infertilitet./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”