Si mund të i mësojmë fëmijës fjalë të caktuar, psh “Ama”, “Merre”, “Topi”, etj.?

Pyetje:

Përshëndetje.

Si mund të i mësojmë fëmijës fjalë të caktuar, psh “Ama”, “Merre”, “Topi”, etj.?

 

Përgjigje:

Përshëndetje, duhet të niseni me idenë se fëmijëve nuk mund të i mësoni fjalë ose t’i mësoni të flasin por krijoni mundësi që fëmija t’a dëgjoj sa më shumë atë fjalë e të i leni hapësirën që ai ta thotë. Kështu që kur doni që t’i mësoni një fjalë të caktuar ofroni sa më shumë modelin e asaj fjale, sa herë fëmija të kërkoj diqka jepni fjalë asaj kërkese. Përshembull për fjalën “Ama”, ne duhet t’a përdorim më shpesh kur kërkojmë diqka “Ama ujin”, “Ama dorën”, -situata që fëmija t’a dëgjoj sa më shpesh derisa t’a përsëris atë fjalë pas nesh. Pra, mos u mundoni të i mësoni fëmijët, të i shtyni të përsërisin pas juve por vetëm ofroni modele imitimi.

Logopede, Egzona Maloku./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts