NËNA, NUK ËSHTË VETËM FJALË, POR MADHËSI E PAMATSHME

NËNA, DASHURI, PERKUSHTIM DHE VETËFLIJIM

Nëna të mbajti për nëntë muaj në barkun e saj, me këmbë të fryra, dhe lëkurë të zgjeruar e të plasaritur. Ajo kishte vjellje me muaj. ️

Ajo u mundua të ngjiste shkallët, duke gulçuar çdo herë edhe me detyrën më të thjeshtë- të vishte këpucët.

Ajo kaloi shumë netë pa gjumë, duke u rrotulluar në përpjekje për të zënë vend rehat dhe kaloi dhimbje të mëdha të vlefshme për të të sjellë në këtë botë.

Ajo u bë infermierja jote, kuzhinierja jote, shërbëtorja jote, shoferi yt, tifozja jote më e madhe, mësuesja jote, shoqja jote më e mirë.

Dije se dashuria e të gjithëve për ty mund të ndryshojë, zbehet dhe zhduket, përveç dashurisë së nënës. Dashuria e saj është e fortë dhe e qëndrueshme, edhe kur ajo është e zemëruar me ty. Marrëdhënia e të gjithëve me ty ndryshon, përveç marrëdhënies së nënës.

Të gjithë përreth teje mund të të lënë, përveç nënës, e cila është gjithmonë aty me ty dhe për ty.

Ata që janë pranë teje, në kohë tundimi dhe shqetësimi mund të të ​​lënë, përveç nënës, dhimbja jote është gjithashtu dhimbja e saj, tundimi yt është tundimi i saj.

Kjo është NËNA, të cilës askush nuk i ngjan, as nuk mund ta zëvendësojë vendin e saj.

Nëna krijohet një herë, nuk përsëritet.

Sa herë ajo ka ndenjur pa gjumë që ti të bëhesh më mirë, që të pushosh.

Sa herë je ngritur dhe mëngjesi ishte gati. Ndërsa ti pushoje, ajo është zgjuar herët, është munduar dhe lodhur për ty.

Vetëm mbaje mend, ndërsa shkoje në shkollë, kush u kujdes për ty, kush të zgjoi, përgatiti, kush të çoi në shkollë?

Ajo të ka kushtuar tërë jetën.

Pra, a do të jesh mosmirënjohës dhe i pabindur ndaj nënës tënde?!

A do ta harrosh bëmirësinë, kujdesin, vëmendjen dhe edukimin e saj?

Ajo tërë jetën lufton për ty, qan për ty, e vendos veten në vend të dytë, shpreson për më të mirën për ty, ndonjëherë çmendet nga shqetësimet, por KURRË AMA KURRË NUK DO TË KËRKOJË asgjë në këmbim, sepse ajo të do pafund!

Shumica prej nesh jetojnë me dashurinë dhe afërsinë e nënës, por, ka njerëz që i kanë humbur ose nuk i kanë parë kurrë nënat e tyre.

Nëse ke një nënë që i ka bërë të gjitha këto për ty, je pafundësisht i lumtur!

Asnjëherë mos e nënvlerëso vlerën e saj, sepse një ditë mund të jesh të penduar!/natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts