Pyetje:
Përshëndetje, jam një nanë kam djalin tani i bën 2 vjet po shumë pak fjal i fol, vetëm Mam, bab dhe të tjerat vetëm me gjeste i kërkon. I njeh gjërat, i prek kur e pyesim cila është kjo, kupton. A ka mundësi të më tregoni a ka nevojë me sjell te logopedi?
Përgjigje:
Përshëndetje, zhvillimi i secilit fëmijë shkon me ritmin e tij unik. Është pozitive që fëmija kupton dhe njeh gjërat. Megjithatë shqetësimi se fëmija juaj 2 vjeçar nuk po flet sa bashkëmoshatarët e tij është një shqetësim i vlefshëm. Deri në moshën 2 vjeç pikat kryesore për të folurin dhe gjuhën përfshijnë të kenë një fjalor prej 50 ose më shumë fjalësh edhe nëse ato nuk shqiptohen në mënyrë të përsosur ose nuk kuptohen nga të huajt, shfaqen edhe frazat me dy fjalë psh. “Ama topin”.
Nëse fëmija nuk i plotëson këto kritere mund të kemi të bëjmë me një vonesë në të folur. Gjatë kësaj kohe mundohuni të reduktoni kohëzgjatjen e qëndrimit para teknologjisë, stimuloni sa më shumë të folurit, mos i flisni me fjali komplekse, flisni sa më shumë fëmijës, lexoni përralla qdo herë para gjumit, këndoni këngë, stimuloni imitimin vokal, dërgojeni në kopsht dhe iu rekomandoj që të bëni një vlerësim nga logopedi për të marr udhëzimet e nevojshme, ndërhyrja e hershme logopedike na sjell gjithmonë rezultate më të shpejta dhe efikase. Iu uroj gjithë të mirat! Logopede, Egzona Maloku/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”