Pyetje:
Përshëndeje!
Djali im i bënë 6 vjeç tash në muajin tetor dhe është në parashkollor, problemin të cilin ai e ka është sepse nuk qendron i vetëm në klasë, nuk afrohet me fëmijët e tjerë gjatë aktivitetit, në përditshmëri luan me fëmijët e tjerë por në shkollë nuk rrin i vetëm. Si natyrë e fëmijës është shumë agresiv dhe gjithmonë ka fituar plotësimin e dëshirave me të qara me të bërtitura, si fëmijë i parë në familje është më lazdrani por mua më shqetëson agresiviteti i tij dhe mos qendrimi vetëm në klasën parashkollore.Kisha pas dëshir një përgjigje nga psikologia?
Përgjigje:
Përshëndeje!
A është hera e parë qe djali shkon në shkollë? Një problem i tillë mund të jetë për faktin se djali nuk ka arritur të përshtatet me klasën dhe mësuesen. Kjo ndodh zakonisht kur fëmija nuk ka shkuar në kopsht ankthi i ndarjes nuk është trajtuar siç duhet) dhe nuk është përgatitur mjaftueshëm nga ju për të filluar klasën përgatitore. Flisni me të pa e gjykuar, ta dëgjoni vërtet dhe të kuptoni ku qëndrojnë arsyet pse nuk qendron pa ju (mund të ketë frikë se nuk është afër nënës ose familjarëve, dhe mjedisi ku ai ndodhet mund të perceptohet prej tij si i rrezikshëm) bisedoni me të dhe analizoni gjërat në thellësi. Përpiquni të shpjegoni në mënyrën më të thjeshtë pse shkon në shkollë dhe sa e rëndësishme është të qëndroj në klasë, çfarë mund të ndodhë nëse nuk qëndron në klasë. Kërko nga edukatorja inkurajimin fëmijës për ndërveprim me bashkëmoshatarët.
Zhvilloni një rutinë:Ritualet lehtësojnë ankthin dhe ofrojnë siguri tek fëmijët. Çfarëdo rituali që të caktoni, qoftë kjo një përqafim dhe një puthje, i jep mesazhin fëmijës se ka ardhur koha. Mos ikni fshehurazi: Ikja juaj fshehurazi e konfuzionon fëmijën. Flisni me fëmijën se ai atu do të qendroj, të mësoj. Disa fëmijë mund ta përjetojnë shkollën si diçka të frikshme dhe kjo është krejtësisht normale.
Ndërrimi i ambientit dhe ndarja nga nëna e bëjnë fëmijën të ndjehet i rrezikuar. Është mirë t’i flitet fëmijëve përpara çdo ndryshimi që ata do të përballen. Sigurohuni që ata të kuptojnë se ju do të jeni pranë tyre dhe se shkolla nuk ka diçka për tu frikësuar. Sa i përket agresivitetit të fëmijëve, pse duhet ta çojmë çështjen deri në atë pikë që fëmija të na marrë gjërat në këtë mënyrë. Thjeshtë dhe qartë, përpiquni të vendosni kufij me fëmijën, jo domosdoshmërisht se çdo dëshirë e tij duhet të plotësohet. Fëmija e përforcon të qarën kur e shpërblejmë me gjërat që dëshiron. Punoni me durimin e fëmijës. Shëndet për ju dhe fëmijën!
Pukjana Geci – Psikologe & Psikoterapiste./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”