Fëmija 4 vjeçar flet pak, sa duhet te jetë zhvillimi i të folurës për këtë moshë?

Pyetje:

Përshëndetje, kam djalin 4 vjeçar dhe më shqetëson e folura e tij. Flet me fjalë shumë shkurt dhe i shmanget sa më shumë të folurës, nuk më tregon dhe qka ka bërë në kopsht, ka tendencën të pêrsëris fjalët e fundit që dëgjon nga ne. Do të dëshiroja të di se qka është normale për këtë moshë dhe a duhet të ndërhyj logopedi në këtë stad që ështe djali im?

 

Përgjigje:

Përshëndetje, fëmijët 4-vjeçarë duhet të kenë një fjalor më të pasur dhe të lidhin fjali me 4 fjalë, në disa raste dhe më shumë. Një aftësi që 4-vjeçarët duhet të fillojnë të demonstrojnë është aftësia për të shprehur dhe emërtuar ndjenjat, gjë që është shumë e rëndësishme. Kur një fëmijë 4-vjeçar i bëhet një pyetje, ai duhet të jetë në gjendje t’i përgjigjet asaj qartë dhe saktë. Kjo lidhet me aftësinë e tyre për të kuptuar pyetjet si dhe me fjalorin dhe aftësitë e nevojshme gramatikore për të strukturuar përgjigjen e tyre. Duhet të përgjigjet në pyetje të thjeshta, psh. “Çka na shërben luga”, “Çka bëjmë me top”, etj. Poashtu duhet të jenë në gjendje të bëjnë pyetje “Kush”, “Çka”, “Pse”. Pikat kryesore të katër viteve përfshijnë aftësinë për të folur me një sërë njerëzish si fëmijë ashtu edhe të rritur dhe për të mbajtur një  bisedë . Kjo përfshin qëndrimin kryesisht në temë, si dhe përgjigjen dhe bërjen e pyetjeve për të vazhduar zhvillimin e bisedës. Katërvjeçarët gjithashtu duhet të përdorin gramatikën e duhur shumicën e kohës.

Në këtë moshë kanë dëshirë për të treguar histori. Ndoshta kjo përfshin rrëfimin e diçkaje që ka ndodhur në park ose tregimin e një historie të sajuar për piratët dhe princeshat! Rreth moshës 4 vjeç, fëmija juaj duhet të fillojë të ndajë verbalisht imagjinatën e tij me të tjerët. E folura e fëmijës suaj duhet të kuptohet lehtësisht nga çdo partner bisedues qoftë një anëtar i familjes apo një person i panjohur.

Nëse jo, kjo mund të jetë një shenjë për të kontaktuar një logoped. Nëse fëmija juaj nuk po i përmbush disa nga pikat kryesore të 4-vjeçares, mos hezitoni të kontaktoni një logoped.

Dhe në rastin tuaj rekomandoj që të bëni një vlerësim nga logopedi dhe të ndërmerrni hapat e nevojshëm. Ndërhyrja e hershme  është e rëndësishme kur bëhet fjalë për zhvillimin e të folurit dhe gjuhës pavarësisht nëse çështja është me gjuhën pranuese apo shprehëse, tingujt e të folurit ose rrjedhshmërinë.

Sa më shpejt të identifikohet një vonesë ose problem aq më shpejt mund të fillojë terapia dhe të fillojë përparimi! Ju uroj gjithë të mirat! Logopede, Egzona Maloku./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts