*Nga jeta e një nëne, ku dallgët e jetës e hodhën prej një vuajtje në një vuajtje tjetër!
Kur isha e vogël mendoja që shtëpia e babës ishte edhe shtëpia ime, bile kur më pyeste ndokush se ku e kam shtëpinë, ia bëja me gisht gjithë krenari kah shtëpia jonë!
Por kur u rrita më treguan se kjo nuk është shtëpia ime, shtëpia jote është te burri yt “bijo vajza është e derës huaj” më ngushëllonte nëna ime!
Por unë nuk i besoja, thoja se e ka vetëm për të më qetsuar se shtëpia e babës do të jet gjithmonë edhe e imja dhe ia plasja vajit!
Kur shkova te burri, jetonim në “bashkallëk” dhe për disa vite ende zemra më qëndronte te shtëpia e babës, por kur u “ndamë” dhe secili kunat shkoj në shtëpinë e tij, burri më puthi në ballë dhe më tha:”fisnike kjo është shtëpia e jonë dhe e bijëve tanë, e gëzofshim”
I besova buzëve të tij dhe sinqeritetit të tij, sepse asnjëherë nuk më kishte gënjyer, për këtë e shkriva tër trupin tim duke e mirëmbajtë shtëpinë time.
Kaloi një kohë dhe më vdiç burri e fëmijët u rritën e u bën për martesë “shtëpia ime” e vogël por që e ngroha me shpirtin tim gjithë këto vite më nuk e donte askush dhe një ditë bijtë e mi vendosën ta prishin “shtëpinë time” dhe më premtuan se do të ma ndëtojnë një shtëpi më të re, më të bukur dhe më të madhe! Më rrodhën lotët nga zemra ashtu si dikur kur u ndava nga shtëpia e babës!
U ndërtua “shtëpia ime” e re, ma caktuan dhomën më të voglën aty ku më shumë ladronin nipat e mbesat se sa që rrija unë!
Por në shtëpinë time të re tani më nuk guxoja të flisja, nuk kisha të drejtë të këshilloja e as të propozoja! Më dukej vetja si një “cung i vjetër” në shtëpi të re, dhe ashtu isha çdo gjë në këtë shtëpi ishte e re edhe gozhdat ishin më të reja se unë!
Derisa një ditë djali më tha:”Nanë, do të qoj sot në një shtëpi të re” si e dëgjova këtë fjalë e kuptova se as kjo shtëpi nuk qenka e imja!
Dhe më solli këtu në “shtëpi të pleqëve” në shtëpi të atyre që kurrë n’jetën e tyre s’kan pasur shtëpi!
Por nipi kur më vizitoi për herë të fundit më bëri me lot kur më tha në vesh:”Gjyshe kur të rritem unë, do ta ndërtoj një shtëpi, ajo do të jetë shtëpia ime dhe shtëpia jote”
E përqafova fort atë dhe i thash:”biri jem, të paqtë gjyshja ty, se gjyshja në këtë dynja kurrë ska pas shtëpi, por inshaAllah nëse Zoti më jep një shtëpi në Parajsë, do ta lus Zotin që të na bashkoj aty ku asnjëherë nuk do t’ket ndarje e lot”
*Nga jeta e një nëne, ku dallgët e jetës e hodhën prej një vuajtje në një vuajtje tjetër!
dr. Rijad Imeri./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”