Kam vajzën 2 vjeçare dhe ende nuk po flet çfarë më rekomandoni?

Pyetje:

Përshëndetje!

Kam vajzën 2 vjeçare dhe ende nuk po flet asnjë fjalë, kërkon gjërat me gjeste apo përmes të qajturës po jo me fjalë, çfarë më rekomandoni?

Përgjigje:

Përshëndetje, në moshën 2 vjeçare fëmijët veq se duhet t’i kenë disa fjalë në fjalorin e tyre dhe në fund të vitit fillojnë edhe të lidhin nga 2 fjalë, është e rëndësishme të dihet për aspektin kognitiv të vajzës, a kupton dhe a i merr komandat, poashtu duhet të vlerësohet niveli i dëgjimit të fëmijës dhe zhvillimi i saj dhe në aspektet tjera që mund të ndikojnë në mos zhvillimin e të folurit.

Është gjë pozitive që vajza ka zhvilluar gjestet sepse është një mënyrë e saj e komunikimit dhe e zhvillimit gjuhësor, poashtu tani edhe të qajturën e përdor si mënyrë komunikimi. Është e rëndësishme që të fillohet stimulimi i të folurit sa më shumë, disa këshilla që mund t’i ndjekni në shtëpi janë këto: në kërkesa të stimuloni fëmijën të verbalizoj, të përshkruani verbalisht qdo veprim që bëni së bashku, të imitoni zërat e kafshëve duke filluar nga ato më të lehtat, t’i lexoni përralla, të këndoni, të largohet sa më shumë nga teknologjia dhe të luaj me lodra, poashtu preferohet vijimi i kopshtit. Është e preferueshme të bëni një konsult tek logopedi që të vlerësoni vajzën që të merrni udhëzimet e duhura dhe në qoftë se identifikohet ndonjë problem preferohet ndërhyrja e hershme logopedike për rezultate më të optimale. Logopede, Egzona Maloku./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts