Kur duhet të shqetësoheni për zhvillimin e komunikimit të fëmijës tuaj?

Të gjithë fëmijët arrijnë momentet e tyre të zhvillimit në periudha të ndryshme dhe zhvillimi i komunikimit nuk bën përjashtim. Shumë prindër shqetësohen nëse fëmija i tyre është ose jo në rrugën e duhur veçanërisht kur bëhet fjalë për komunikimin. Edhe pse çdo fëmijë përparon ndryshe ka pika zhvillimi që mund të kërkoni për t’ju ndihmuar të përcaktoni nëse fëmija juaj po komunikon siç duhet për moshën e tij. Të listuara gjeni fazat e ndryshme të zhvillimit të të folurit dhe gjuhës së bashku me disa flamuj të kuq.

🚩2 muaj nuk i përgjigjet tingujve të lartë, nuk iu buzëqesh njerëzve dhe nuk i shikon gjërat gjersa lëvizin

🚩Mos shfaqja e interesit për fytyrat e prindërve/ kujdestarëve në 3-4 muaj, nuk bën buzëqeshjen sociale

🚩6 muajsh fëmija nuk qesh, klithë apo shikon nga tingujt

🚩9 muaj fëmija nuk përdor tinguj, nuk përgjigjet në emrin e tij

🚩12 muajsh nuk imiton tingujt

🚩12 muajsh fëmija nuk tregon me gisht objektet ose nuk përdor gjeste të tilla si tundja me dorë ose tundja e kokës

🚩Nuk tregon interes për të luajtur me të tjerët deri në fund të vitit të parë

🚩15 muaj fëmija nuk ka folur fjalët e para dhe nuk i përgjigjet “jo” ose “bye bye”

🚩Mos shtimi i rregullt i fjalëve të reja në fjalor pas 1 ½ vjetësh (Fjala “qen” nuk llogaritet si shtim në fjalor nëse fëmija thotë një herë “qen” dhe më pas nuk e përdor më.)

🚩Duke mos përdorur vazhdimisht fjalët që ata kanë thënë tashmë dhe i kanë zotëruar

🚩Nuk ndjek udhëzime të thjeshta, të njohura verbale për rreth 1 ½ vjet

🚩18 muajsh fëmija nuk flet të paktën 6-10 fjalë vazhdimisht

🚩18 muajsh nuk tregon pjesët e trupit

🚩Mes moshës 1-2 vjeç duke vazhduar të përdorë gjeste më shumë se fjalë

🚩24 muajsh fëmija ka një fjalor më pak se 50 fjalë ose ka ulur interesin për ndërveprimet sociale

🚩Mos bashkimi i 2 fjalëve së bashku deri në 2 vjet (p.sh., “Ama topin”, “Ama ujin.”)

🚩3 vjet njerëzit e huaj kanë vështirësi të kuptojnë fëmijën ose fëmija përdor fjali të thjeshta

🚩Duke mos kombinuar 3 fjalë së bashku deri në 3 vjet

🚩 3 vjet nuk ndjekin udhëzime dy hapëshe

🚩4 vjet nuk bën pyetje që fillojnë me “kush”, “çfarë”, “ku”, “kur” dhe “pse”

🚩4 vjet nuk kupton histori apo tregon histori të thjeshta

🚩4 vjet nuk ndjek udhëzime me tre hapa, si :”Shkoni të merrni ngjyrat tuaja, uluni në tryezë dhe vizatoni një figurë”

🚩4 vjet nuk përdor fjali me pesë ose më shumë fjalë

🚩5 vjet nuk flet për aktivitetet ose përvojat e përditshme, si “Shkuam në park dhe unë luajta me top”

🚩5 vjet nuk kupton ose nuk përdor fjali të ndërlikuara (“Nuk mund t’a arrij sepse jam shumë i shkurtër.”)

🚩5 vjet përdor fjalim që nuk kuptohet nga të tjerët dhe ka vështirësi në komunikimin me fëmijët e tjerë

Mosha shkollore:

🚩Ka probleme me lexim, shkrim ose matematikë në krahasim me fëmijët e tjerë në klasën e tij,

🚩Duket se i mëson përmendësh fjalët kur lexon

🚩Bën gabime gramatikore kur flet

🚩Ka probleme me shoqërinë

🚩Zemërohet kur ka probleme në komunikim

🚩Ka vështirësi në ndjekjen e udhëzimeve në shtëpi ose në shkollë

🚩Nuk përdor fjali të ndërlikuara, si “Shpresoj që të luaj jashtë kur të kthehem nga shkolla”

🚩Nuk prodhon të gjithë tingujt bashkëtingëllorë pas 7 vjetësh (Shumë tinguj, si “r” dhe “th” , që fillojnë të artikulohen saktë deri në rreth 5 vjet)

🚩Të kenë zemërime të shpeshta dhe shpërthime negative për shkak të mungesës së aftësive të duhura gjuhësore në çdo moshë.

Pikat e listuara më sipër janë flamuj të kuq por ka shumë shenja dhe simptoma të tjera për të cilat duhet të keni parasysh. Për këto arsye nevojiten ndërhyrje të hershme për zhvillimin e të folurit, gjuhës dhe aftësive të komunikimit. Nëse keni shqetësime për zhvillimin e fëmijës suaj në këto fusha kontaktoni Logopedin për një ekzaminim dhe vlerësim nga afër.
Logopede, Egzona Maloku./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts