A imitohet belbëzimi?

Pyetje:

Përshëndetje!

Kam vajzën 6 vjeçare, është në klasën e parë dhe po shoqërohet me një shoqe që belbëzon, kam frikë mos e fillon belbëzimin dhe vajza ime, a imitohet belbëzimi?

Përgjigje:

Përshëndetje!

Definitivisht jo kjo nuk ndodh. Askush nuk mund të fitoj belbëzimin duke imituar ose duke kaluar kohë me një person që e bën këtë.

Shkaku i saktë i belbëzimit është i panjohur. Megjithatë, shumica e ekspertëve pajtohen se belbëzimi ka një bazë neurologjike duke prekur zonat e trurit që kontrollojnë se si përpunohet fjala dhe gjuha. Belbëzimi mund të ndodhë në familje për shkak të një shkaku gjenetik por jo që fëmijët e imitojnë atë. Disa faktorë stresues mjedisorë mund të rrisin shpeshtësinë dhe shtrirjen e belbëzimit megjithëse kjo është e ndryshme për secilin fëmijë, si ankthi ose stresi, dëshira për të folur shpejt, ndryshimet në rutinë (siç është lindja e një fëmije) dhe kërkesat për të folur përpara të tjerëve, etj., por mos keni frikë belbëzimi nuk mund të imitohet. Egzona Maloku – Logopede./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts