Veprimet që prindërit shpesh i bëjnë dhe kështu i largojnë fëmijët nga vetja

Ju lejoni që humori juaj të ndikojë në marrëdhënien me fëmijën tuaj

Kjo nuk do të thotë që ju duhet të fshihni emocionet nga fëmijët, por duhet të dini si t’i menaxhoni ato dhe si të përballoni më mirë momentet tuaja stresuese. Edhe pse na duket se fëmijët janë tepër të vegjël për të kuptuar se si ndihemi, ata mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj gjendjes shpirtërore të prindërve. Stresi i vazhdueshëm mund të shkaktojë një reagim të dhunshëm tek fëmijët. Merr kohë për veten dhe jepu fëmijëve mbështetjen emocionale që u nevojitet.

Bëni diçka tjetër ndërsa përpiqeni t’ju thoni diçka të rëndësishme

Fëmijët nuk janë gjithmonë në humor për të biseduar, por kur ju afrohen dhe kërkojnë të bisedojnë me ju, ata kanë nevojë për vëmendjen tuaj të plotë. Përndryshe, ata do të mendojnë se nuk janë të rëndësishëm për ju. Pra, kur fëmija juaj shpreh dëshirë të bisedoj me, ndaloni atë që po bëni, bëni kontakt me sy dhe jeni të koncentruar në bisedë me fëmijën tuaj.

 

Ju vazhdimisht i pyesni ata për problemet e tyre

Kjo mund t’i mërzisë dhe t’i bëjë t’i zgjidhin vetë problemet e tyre. Të gjithë e përballojmë stresin në mënyra të ndryshme edhe fëmijët nuk bëjnë përjashtim. Pra, në vend që t’i detyrosh të të thonë diçka që nuk duan të ta thonë, përpiqu t’u bësh pyetje tërthorazi.

Ju nuk i merrni seriozisht problemet e tyre

Merreni me më shumë seriozitet problemet e fëmijëve tuaj, edhe atëher kur ndjenjat ose reagimet e tyre ju duken të pakuptimta. Ndaje me fëmijën tuaj përvojën tënde për t’i ndihmuar të përballojnë sa më lehtë problemin.

 

Mos i tregoni askujt sekretet e fëmijëve tuaj

Nëse u tregoni miqve ose familjes diçka që fëmija juaj ju ka thënë në besim, ju mund t’i bëni ata të ruajnë sekretet e tyre nga ju dhe të humbin besimin dhe t’u lëndojë ndjenjat.

 

Ju i pyesni ata se si e kaluan ditën

Kur fëmijët e vegjël janë të mbingarkuar dhe të lodhur, mos i shqetësoni me pyetje se si e kaluan ditën e tyre. Mënyra më e mirë për të zbuluar se si shkoi dita e tyre është t’u japim pak kohë dhe ata të parët do të kërkojnë të bisedojnë me ju. Një mënyrë tjetër për t’i bërë ata të flasin është t’u tregoni atyre se si kaloi dita juaj.

 

Reagimi jo i duhur kur ata tregojnë shenja pavarësie

Është normale dhe e shëndetshme që fëmijët të kërkojnë më shumë liri. Kur kjo ndodh, prindërit zakonisht e perceptojnë atë si një mungesë respekti ose si një humbje të kontrollit mbi fëmijët. Në vend që të vendosni rregulla të rrepta, ngarkoni ata me përgjegjësit e reja kështu fëmijët do të ndihen të vlerësuar./natalmedia.com/

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts