Ja çfarë i shkakton qimet e fytyrës tek femrat

Të gjitha femrat kanë qime në fytyrë dhe në trup, por zakonisht janë shumë të holla dhe me ngjyrë të çelur, kështu që është më e vështirë të vërehen.

Rënia e flokëve tek femrat ndodh në moshën e vonshme ose për shkak të çekuilibrit hormonal dhe mund të jetë tregues se diçka serioze po ndodh në trupin tuaj si pasojë e një problemi shëndetësor.

 

Qimet e tepërta ose të padëshiruar në trupin dhe fytyrën e një gruaje quhet hirsutizëm Mund të jetë rezultat i shumë problemeve shëndetësore

 

Vitet

Nëse arrin një moshë të vonshme rrethë  80- tave ose 90-tave, por disa gra mund të kenë qime në fytyrë edhe në moshën e mesme kryesisht gjatë menopauzës, sepse trupi prodhon më pak estrogjen.

 

Gjenet

Nëse nëna juaj ka pasur probleme me daljen e qimeve në vendet e pazakonshme të trupit, ka gjasa që edhe ju të përballeni me një problem të tillë.

 

Çrregullim hormonal

Hormonet janë shkaku i shumë problemeve dhe rritja e qimeve në fytyrë mund të jetë një prej tyre. Sidomos nëse jeni shtatzënë – kur trupi juaj prodhon më shumë hormone, andaj mos u shqetësoni nëse vëreni qime të tepërta në fytyrë. Është një fenomen i përkohshëm.

 

Vezoret policistike

Kjo është një gjendje mjaft e zakonshme që ndikon në mënyrën se si funksionojnë vezoret e një gruaje. Janë tre simptoma kryesore: periodat e parregullta, vezoret policistike dhe rritja e “hormoneve mashkullore”. Në raste të tilla duhet të flisni me mjekun tuaj.

 

Sindromi Cushing

Qimet e mjekrës mund të jenë rezultat i sindromës Cushing, një grup simptomash të shkaktuara nga nivelet e larta të hormonit kortizol. Simptoma të tjera mund të përfshijnë strijat, shtimin në peshë, humbjen e dëshirës seksuale dhe dobësinë e muskujve dhe kockave.

 

Zgjidhje

Ka shumë opsione për të hequr qafe qimet e bezdisshme – depilimi, shkulja, rruajtja ose heqja e qimeve me lazer, e cila duhet të jetë një zgjidhje e përhershme. Nëse jeni të shqetësuar për shfaqjen e qimeve, ju rekomandojmë të flisni me mjekun tuaj për të identifikuar shkakun dhe për të zgjidhur problemin./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts