A luan rol gjinia e bebit në vështirësit e shtatëzanisë?

A e dini se shtatzënia mund të jetë e ndryshme për shkak të gjinisë së foshnjës? Shumë nëna pyesin veten – është më e vështirë të mbash një djalë apo një vajzë?

Hulumtimi i publikuar nga shkencëtarët nga Kembrixhi në revistën Biology of Reproduction vërteton se shtatëzania është më e vështirë me djemtë sesa me vajzat. Ekspertët ia atribuojnë këtë faktit se djemtë rriten më shpejt dhe kërkojnë më shumë oksigjen dhe lëndë të tjera ushqyese nga placenta.

“Ne nuk jemi 100 për qind të sigurt pse ndodh kjo,” tha udhëheqësja e studimit Dr. Amanda Sferuzi-Peri. “Por është e mundur që një fetus mashkull mund të ketë një tolerancë më të ulët ndaj stresit ose kushteve të pafavorshme gjatë shtatzënisë sesa një fetus femër, e cila mund të jetë më pak kërkuese.”

Për më tepër, nëse nëna e ardhshme mban një vajzë të vogël, placenta funksionon më mirë sesa me një djalë.

“Prandaj është shumë e rëndësishme që gjatë shtatzënisë të bëhet një ekografi për të zbuluar gjininë e fetusit”, thotë Amanda Sferruzi-Peri, “ekografia do të ndihmojë veçanërisht për të përcaktuar nëse ekziston rreziku i preeklampsisë apo kufizimit të rritjes intrauterine, komplikime që janë më të zakonshme tek gratë që presin të lindin një djalë sesa ato që presin të lindin vajzë.”

Sipas shkencëtarëve, nëse e dini paraprakisht seksin e foshnjës, mjeku mund të rregullojë planin individual të monitorimit të shtatzënisë.

 

Shënim: Çdo shtatzëni është individuale dhe e veçantë, dhe në tekst thuhet se cilat komplikime shkencëtarët kanë vërejtur më shumë në shtatzënitë me djem./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts