Pyetje:
Përshëndetje! Kam vajzen 2 vjeç e tre muaj, më përpara fliste (mami, babi, ama) thoshte dhe fjalë tjera ndërsa tash nuk thotë as ato qe i dinte më herët.
Theksoj që vajza nuk ka problem me vesh dhe nuk është lënduar asnjëherë Çfarë duhët të bëj, ku të drejtohëm?
Përgjigje:
Përshëndetje!
Nuk mund të të them shumë për këtë çështje vetëm me kaq sa ke shpjeguar. Sigurisht, nëse ke vënë re ndonjë ndryshim domethënës nga më parë, nuk duhet neglizhuar. Madje, regresi gjuhësor duhet të konsiderohet si një sinjal për prindërit që duhet të intervenohët. Unë më poshtë do të ndaj disa elemente me ju që mund të jenë tregues të një problemi të mundshëm apo dickaje që nuk shkon bashkangjitur shqetësimit qe ju ndani në mënyrë që të vlerësoni gjëndjen e fëmijës tuaj dhe pastaj të konsideroni takimin me një psikolog. Disa nga elementet që unë do këshilloja të vëzhgoje do të ishin: cilësia e ndërveprimit me ju apo me vëllezërit/motrat/fëmijët. A e ka zhvilluar kontaktin me sy, për shembull kur ju e thërrisni, ju kthen shikimin? Fëmija ju imiton në levizje dhe veprime spontane. Fëmija imiton atë çka ju i kërkoni ose imiton spontanisht atë çka ju bëni? Është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet nëse ai e kupton atë që i thuhet, nëse mund të kryej urdhër verbal si “Hidhe topin”, “Ulun atje”, “Hidh lodrën”.
Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”