Personat të cilët nuk flasin asnjëherë asgjë, një mendim nga Logopedi ?

Pyetje:

Përshëndetje!

Vajza jonë është 21 vjeçe, kur ka qenë në shkollë të mesme si dhe kur ka qenë më e vogël ka qenë çdo gjë në rregull me të në çdo aspekt, tani është studente, mirëpo problemi është se nuk flet asgjë me askënd, nuk kthenë përgjigje, nuk shprehë ndonjë kërkesë apo nevojë, nuk shoqërohet me askënd, qëndron thuajse gjithë ditën në dhomën e saj e heshtur dhe kjo situatë na ka brengosur, na intereson një mendim i juaji ?

Përgjigje:

Përshëndetje!

Mungesa totale e të folurës është një problematikë që kërkon shumë vëmendje, si nga ana e familjarëve të personit, ashtu edhe të Profesionistëve Shëndetsorë. Dhe në rastet kur shkaku nuk dihet apo nuk duket se ka ndonjë të dhënë në dispozicion atëherë çështja bëhet edhe më e konsiderueshme, mbase jo vetëm për një Logoped por gjithashtu edhe për Psikolog. Ç’rregullimet e të folurës, komunikimit apo edhe humbja totale e saj, sigurisht se është problematikë në fokus të një game të gjerë shkaktarësh, ku medoemos njëri shkak mund të implikojë tjetrin, si vie fjala ndonjë traumë mbase në të kaluarën, apo edhe faktorë që prekin sadopak aspektin social. Është një problem, i cili ngjashëm me problemet e tjera Logopedike që i kemi shpjeguar, nuk është mirë të anashkalohen për arsyet që i kemi përmendur, e me theks më të veçantë atëherë kur nuk dihet shkaku apo nuk duket se kemi ndonjë të dhënë në dispozicion, qoftë nga familja apo edhe Anamnezat dhe Raportet e mëhershme te Profesionistët e tjerë Shëndetsorë. Andaj, për këtë rekomandohet një konsultë me Logopedin.

Arjon Podrimaj – Logoped./natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts