Çka janë cistet ganglionare?

Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioterapeute

Cistet ganglionare janë qeska të vogla të mbushura me lëng të cilat zhvillohen rreth tetivave dhe nyjeve. Këto cista më së shpeshti mund të shfaqen tek kyçi i dorës, por mund të paraqiten edhe tek nyelli apo edhe tek gjuri . Faktorët e riskut mund të jenë mosha 20-40 vjeç, dhe më shumë paraqiten tek femrat se tek meshkujt.

Cistat ganglionare mund të duken sikur gjëndra dhe diagnostifikimi i tyre nga ana e mjekut është shumë i rëndësishëm , për të vazhduar pastaj me menaxhimin e simptomeve të tyre. Këto formacione rreth nyejeve zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje. Por në disa raste mund të japin dhimbje, humbje të funksionit të nyjeve si dhe tendosje ,gjithashtu mund të shkaktojnë dobësi dhe zvogëlim të levizshmërisë në regjionin ku gjinden.

Shumica e këtyre cistave largohen vetëvetiu pa trajtim, mirëpo nëse cistat e tilla janë të dhimbshme dhe afektojnë aktivitetet e përditshme jetësore, atëherë fizioterapia është një faktor shumë i rëndësishëm në trajtimin e tyre, në menaxhimin e dhimbjes dhe rikthimin e funksionit. Terapia fizikale është një pjesë thelbësore e planit të trajtimit të cistave ganglionare, duke u ofruar pacientëve ushtrime dhe teknika rehabilitimi që mund të ndihmojnë në zbutjen e dhimbjes, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe zvogëlimin e rrezikut të përsëritjes.

Terapia fizikale në këto raste përqendrohet në një kombinim të terapisë manuale, ushtrimeve të zgjatjes, forcuese dhe edukimit të pacientit që synojnë rikthimin e funksionit optimal dhe reduktimin e ndikimit të cistave në jetën e përditshme. Nëse terapia fizikale nuk tregohet efektive, nëse ato vazhdojnë të shkaktojnë dhimbje dhe humbje të funksionit. atëherë trajtimi i tyre kërkon intervenim kirurgjik.

Duke ndjekur këshillat dhe duke kërkuar ndihmë profesionale, pacientët mund të menaxhojnë në mënyrë efektive simptomet e tyre dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre./natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts