Problemet e mësim – nxënies te fëmijët

Shkruan: Arjon Podrimaj – Logoped

 

Çfarë janë Disleksia, Disgrafia, Diskalkulia?

Problemet e mësim – nxënies janë aspektet intelektuale të prekura të fëmijës, përkatësisht ngecjet dhe vështirësitë në të lexuar – Disleksia

Në të shkruar – Disgrafia

Në njohjen e numrave, dhe llogaritjet matematikore – Diskalkulia.

Kur themi ngecjet, vështirësitë në të nxënë, fjala është përkitazi me moshën në të cilën fëmija ndodhet, jo në diskursin e përditshëm si njihet te njerëzit se nuk po e kap dot një mësim të ndonjë lënde përkatëse. Prandaj, Disleksia nuk vendoset si diagnozë dhe as nuk trajtohet në aspektin Logopedik deri para moshës 8 vjeçe (klasa e tretë), sepse deri para klasës së tretë fëmija mund të ketë vështirësi dhe ngecje në mësim, që jo medoemos do të aludojë në këtë që po themi.

Simptomat e ngecjeve, vështirësive në mësim – nxënie:

  1. Ngatërron shkronjat e ngjashme p me q, b me p, etj. (Disleksia)
  2. Numrat e ngjashëm 6 me 9, 9 me 6 (Diskalkulia).
  3. Ka frikë të lexojë në publik (Disleksia)
  4. Ka tendencë të shmangë rreshtat (Disleksia).
  5. Ka vështirësi të kapë lapsin (Disgrafia).
  6. Ka vështirësi të shikojë lapsin dhe të përqendrohet (Disgrafia).
  7. Ka vështirësi të shkruajë një rresht pa asnjë gabim (Disgrafia).

Disa këshilla:

  1. Mos merrni asnjë hap pa u konsultuar me një Profesionist Logoped.
  2. Mos e ngarkoni me shumë detyra në shtëpi, as mësuesja me detyra në shkollë (nëse i shihni këto shenja).
  3. Ta keni parasysh moshën 8 vjeçe (që e cekëm) dhe të mos keni ndonjë shqetësim serioz në këtë drejtim para kësaj moshe.
  4. Caktoni një konsultë me Logopedin./natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts