3 hormone që duhet të kontrolloni, nëse nuk mund të humbni peshë përkundër dietave dhe ushtrimeve fizike

Hormonet tiroide

Tre hormonet që duhet të kontrolloni janë: hormonet thyroide, hormonet seksuale dhe hormonet e stresit. Disa njerëz, më shpesh gratë, mund të kenë një metabolizëm të ngadaltë si pasojë e mungesës së hormoneve thyroide.

Simptomat më të zakonshme të hipotiroidizmit janë: lodhja, konstipacioni, lëkura e thatë, si dhe shtimi në peshë.

Kërkojini mjekut tuaj të kontrollojë TSH (hormonin stimulues të tiroidit). Nëse testi që lexohet nga testi i gjakut është në rregull, thyroidi juaj ka të ngjarë të jetë mirë. Megjithatë, është gjithashtu e mundur të ketë hipotiroidizëm të butë. Nëse TSH-ja juaj është mbrenda kufive të normales, por dyshoni se mund të keni hipotiroidizëm, ia vlen të kontrolloni T4 (nivelet e hormoneve thyroide) dhe antitrupat thyroperoxidase (TPO).

Hormonet seksuale

Hormonet seksuale ndikojnë edhe në peshën tuaj.

Gratë mund të vuajnë nga çrregullimi endokrin PCOS – sindroma polycystic vezore – e cila ngre nivelin e testosterones dhe insulinës. Kjo mund të nënkuptojë shtim në peshë dhe çrregullime menstruale, infertilitet, akne dhe rritje të qimeve në trupin tuaj.

Një dietë me më pak karbohidrate mund të ndihmojë në trajtimin e kësaj gjendjeje. Gjatë menopauzës, nivelet e estrogjenit mund të luhaten shumë, duke zbritur përfundimisht në nivele të ulëta, ndërsa vezoret humbasin aftësinë e tyre për t’i prodhuar ato.

Kjo periudhë e jetës shpesh shoqërohet me një rënie të normës metabolike dhe shtimit në peshë në zonën abdominale.

Provat aktuale sugjerojnë se terapia zëvendësuese e hormoneve të estrogjenit mund të ndihmojë në arritjen e një përbërjeje më të favorshme të trupit, edhe pse efekti i saj në peshë është minimal gjithashtu rrit rrezikun e kancerit të gjirit, në këtë rast konsulta me mjekun tuaj është e domosdoshme!

Te meshkujt që nga mosha e mesme e tutje, nivelet e testosteroneve gradualisht bien, gjë që konsiderohet normale. Ndonjëherë rënia është më e madhe se ajo që do të konsiderohej standarde.

Kjo mund të shoqërohet me shtim në peshë, zakonisht në zonën abdominale si dhe me një rënie të masës muskulore.

Mungesa e lehtë e testosteronit mund të zgjidhet pjesërisht me ushtrimet e rregullta dhe marrjen e vitaminës D. Një mangësi më e rëndësishme, e konfirmuar nga analizat e gjakut, zakonisht trajtohet me terapinë zëvendësuese të testosteronit.

Megjithatë, si burrat, ashtu edhe gratë duhet të marrin parasysh se suplementi i testosteroneve ose estrogjenit mund të ketë efekte anësore potenciale për vite me radhë. Mund të jetë e mençur të pranosh se nuk e ke dhe nuk duhet të kesh trupin e një 20-vjeçari. Do të ishte më mirë që në vend të kësaj të përqendroheni në një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të jeni sa më të lumtur dhe mirënjohës për trupin që keni.

Hormonet e stresit

Një tjetër problem i mundshëm hormonal mund të jetë hormoni kryesor i stresit, kortisol. Niveli i lartë i kortisolit mund të rrisë ndjenjat e urisë, duke çuar në shtimin në peshë, veçanërisht rreth pjesës qendrore të trupit. Shkaqet më të zakonshme të kortizolit të ngritur janë stresi kronik dhe mungesa e gjumit, si dhe ilaçet e ndryshme. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se stresi dhe gjumi duhet të trajtohen.

Shtesat që ndikojnë në uljen e nivelet të kortizolit nuk ka gjasa t’ju ndihmojnë të humbni peshë nëse nuk e keni trajtuar shkakun kryesor. Në raste jashtëzakonisht të rralla, është një lloj specifik tumori që shkakton prodhimin e kortisolit. Gjendja quhet sindroma e Cushingut. Nëse dyshoni se vuani prej saj, konsultohuni me mjekun tuaj, i cili do të bëjë analizat e duhura ose do t’ju referojë tek një endokrinolog./natalmedia.com/

 

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts