Fëmijët e vegjël mund të mos e kuptojnë se goditja e kokës mund ti dëmtojë, kjo është për arsye se ata nuk e zhvillojnë plotësisht ndjenjën e dhimbjes deri në moshën 3 vjeçe.
Disa arsye se pse ndodhë kjo sjellje:
1. Fëmija nuk mund të shprehet dot me fjalë.
2. Fëmija kërkon të marr vëmendje.
3. Si reflektim i asaj që i keni bërtitur më parë.
4. Mund të jetë edhe si metodë në reagim për plotësimin e nevojave të ndjeshmërisë, urisë, etjes, afeksioneve.
Këshillë: Në momentin që e shihni që fëmija juaj po e bënë këtë veprim, mundohuni të gjeni arsyen, nga ato që u përmendën më lartë.
Nëse e gjeni apo ju thotë ndonjë profesionist se kjo sjellje është si reflektim i ndonjë nga ato arsyet që i përmendëm, atëherë thjeshtë duhet të mos e përfillni që atij të mos i përforcohet akoma më shumë kjo sjellje dhe do të vijë duke ju dobësuar.
Nga: Arjon Podrimaj – Logoped./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”