A mund të bëjë fizioterapi gjatë shtatzënisë?

 

Pyetje:

Përshëndetje!

Jam shtatzënë në muajin e 4-të të shtatzënisë dhe kam filluar të kem dhimbje në fundshpinë. A mund të bëjë fizioterapi gjatë shtatzënisë?

Përgjigje:

Gjendja më e zakonshme e përjetuar gjatë periudhës së shtatëzanisë është dhimbja e shpinës. Gjatë shtatëzanisë, ndryshimet hormonale zbutin ligamentet dhe nyjet tuaja, duke përgaditur trupin tuaj për lindjen e fëmijës. Ky proces, ndonjëherë mund të çojë në dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe legenit për shkak të rritjes së peshës dhe presionit nga fëmija në barkun e nënës. Fizioterapia gjatë shtatëzanisë natyrisht se është e këshillueshme dhe e dobishme në trajtimin e dhimbjeve që vijnë nga këto ndryshime. Fizioterapia ndihmon në zbutjen e dhimbjeve dhe lehtësimin e simptomeve përmes ushtrimeve dhe masazheve specifike. Një planprogram fizioterapeutik individual i sigurt dhe efektiv për gratë shtatëzëna jo vetëm që ndihmon në reduktimin e dhimbjes, por edhe në ruajtjen e forcës muskulare dhe përmirësimin e fleksibilitetit. Në disa raste gratë shtatëzëna që përjetojnë dhimbje të tilla të shpinës, mund të kenë komplikime që ndikojnë në shtatëzani dhe aktiviteti fizik në këto raste mund të mos rekomandohet, prandaj është e rëndësishme që të konsultoheni me gjinekologen tuaj paraprakisht.

Jeta Kastrati – Fizioterapeute./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts