Parku i parë i ujit në botë për njerëzit me aftësi të kufizuara

Me rastin e ditës së përdoruesve të karrocave, gjej shkas të sjell diçka të bukur.

 

Parku i parë i ujit në botë për njerëzit me aftësi të kufizuara

 

Në këtë park të quajtur Morgan’s Inspiration Island në San Antonio, Texas, personat me aftësi të kufizuara mund të iu bashkohen fëmijëve të tjerë në argëtim në ditët e nxehta!

 

Parqet e ujit janë jashtëzakonisht të paarritshme për njerëzit me aftësi të kufizuara, por Morgan’s Inspiration Island synoi të ndryshojë gjithçka sepse është parku i parë ujor në botë i projektuar gjithëpërfshirës.

 

Themeluesi i parkut Gordon Hartman, duke u konsultuar me mjekë, prindër, mësues, terapistë dhe kujdestarë për fëmijë me nevoja të veçanta ndërtoi Morgan’s Wonderland për t’i plotësuar nevojat e personave me aftësi të ndryshme të kufizuara. Vendi ofron rrathë dore të gjurmueshëm që lejojnë prindërit të lokalizojnë fëmijët e tyre gjithashtu, siguron PneuChairs, karroca me rrota me ajër, të papërshkueshëm nga uji që familjet mund t’i përdorin në park falas.

 

Çdo pjesë e parkut është e arritshme për karriget me rrota dhe fëmijët me nevoja të veçanta mund të hyjnë në park falas. Parku madje mund të ndryshojë shpejt nxehtësinë e ujit për të akomoduar mysafirët që janë të ndjeshëm ndaj të ftohtit.

“Morgan’s Inspiration Island premton t’u japë individëve me aftësi fizike ose njohëse të kufizuara një vend ku ata mund të spërkaten me ujë, të shijojnë rrëshqitjet e ujit dhe të luajnë pa pengesa”, tha Gordon. “Ai nuk është një park me nevoja të veçanta, është një park i qënpërfshin të gjithë.

 

Gordon Hartman e quajti Parkun Morgan’s Wonderland sipas vajzës së tij, Morgan, e cila gjithashtu ka aftësi të kufizuara dhe e cila ishte frymëzim i tij./natalmedia.com/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts