Shkruan: Arjon Podrimaj – Logoped
E qara, apo edhe entuziazmi, janë shprehje të ndjenjave, gjë që për një fëmijë është më se normale dhe e nevojshme.
Fëmija ka nevojë që ti njoh ndjenjat apo emocionet e tij, në këtë mënyrë ai do të gjejë një mënyrë tjetër për ti shprehur dhe përmisuar ato.
Në rast kur fëmija ka ngazëllim, gëzim, entuziazëm për një lojë apo aktivitet, kjo mund të përdoret si rrugë që e nxit potencialin gjuhësorë të tij/saj:
- Duke “gabuar” ne me lojën, dhe ai të na ‘korigjojë’.
- Duke “gabuar” me objektin, psh i japim thikën për të ngrënë supën, dhe ai të na ‘korigjojë’.
- Duke e bërë të ndihet se edhe ne pëlqejmë lojën e tij dhe jemi të përfshirë me të.
Ndërsa në rastin e të qarës, nuk është qasja e duhur ti themi “Mjaft Qave”. Në vend të “Mjaftë Qave”, ne mund ti ndihmojmë ata të pranojnë ndjenjat apo emocionet e tyre, duke ju ofruar mbështetje me hapat si në vijim:
- I themi: “Si mund të të ndihmojë të ndihesh më mirë ?”.
- I themi: “Të të përqafojë Babi/Mami”.
- I themi: “Unë jam gjithmonë këtu për ty”.
- I themi: “E di, të kuptojë, të dhembë shumë“./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”