Si të qasemi me fëmijën tonë, disa këshilla nga Logopedi

Shkruan: Arjon Podrimaj – Logoped

Qasja e prindërve ka një rol shumë esencial në zhvillimin e fëmijës, si në aspektin Logopedik, ashtu dhe në atë Psikologjik.

Veqanërisht koha që e kalon me nënën në 2 vitet e para të jetës, zëri i saj, fytyra e saj, përqafimi i saj, janë tejet të rëndësishme për formimin e potencialit gjuhësor.

Andaj, për këtë disa këshilla që do të ju ndihmojnë:

  1. Mos e tejngarkoni dhomën me shumë e shumë lodra. Një numër optimal i lodrave do ta bëjë fëmijën më të përqendruar në këtë aspekt, si dhe përmes lojës do ti realizojë më mirë Objektivat e nevojshme, që janë për moshën e tij.
  2. Nëse mendoni se fëmija juaj ka një problem Logopedik apo e referon dikush te Logopedi, duhet ta dërgoni menjëherë, nuk duhet që ta lini me shpresën se me kohën do ti kalojë vet.

Kjo për arsye se intervenimi Logopedik sa më herët në moshën e fëmijës dhe sa më herët në shfaqjen e problemit, është intervenim më efikas, se të lihet më vonë, dhe kjo sigurisht do ta dëmtojë fëmijën.

  1. Nëse fëmija juaj ka problem në shqiptim të shkronjave / tingujve, mos provoni të ja korigjoni vetë, pasi mund ta dëmtoni edhe më shumë Artikulimin, duhet të caktoni një konsultë me Logopedin.
  2. Fëmijëve në moshë shumë të vogël, nuk është mirë të ju jepni ushqime të forta (si mishi, brumërat, etj.) për arsye se kjo mund ti dëmtojë artikulatorët në gojën e tij/saj, të cilët janë të nevojshëm për shqiptimin e saktë të tingujve (përkitazi me moshën që fëmija ka).
  3. Mos bëni mimika (shprehje të fytyrës) pakënaqësie ndaj të folurës së fëmijës tuaj.
  4. Mos të ketë fëmija qasje në rrjetet sociale (Facebook, Instagram, Tik-Tok) deri në moshën 10 vjeçe. (Është një rekomandim shumë i mirë, por jo edhe diçka shumë strikte)./natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts